Kelmendi e Gjakova të arta në Zvicër

Artikujt tjerė
- Pingpongistët e nisin me humbje botërorin
- Pranvera e rekordeve të shqiptarëve
- Murati humb meçin për t'u bërë kampion Evrope
- Arsenali fton Ylli Myrtezanin në prova
- Drita mposhti Gjilanin, Hysi Trepçën
- Gashi e Sadiku fitojnë Superkupën e Suedisë
- "Xehetarët" kërkojnë të vazhdojnë dominimin përballë Bashkimit
- Kelmendi e Gjakova të arta në Zvicër
- Derbi gjilanas lë në hije garën për titull e ekzistencë
- BKT Superliga: Peja - Sigal Prishtina 75:71
Prishtinë, 25 mars - Xhudistet Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova kanë fituar medalje të arta në turneun ndërkombëtar "Swiss Judo Open". Kelmendi e Gjakova garuan të shtunën në turneun që po mbahet në Gjenevë të Zvicrës. Kelmendi është llogaritur favorite në kategorinë deri 52 kg. Ajo fitoi të gjitha luftërat me "Ippon" dhe për kohë shumë të shkurtër. Nga kampi i Kelmendit kanë thënë se për olimpisten kosovare ky turne kishte rëndësi psikologjike, që ajo të fitojë në vetëbesim.
Kelmendi tashmë ka siguruar normën për paraqitje në lojërat olimpike "Londra 2012". Kelmendi llogaritet ndër xhudistet më të mira në botë në kategorinë deri 52 kg. Turneu i Gjenevës kishte pak xhudiste të nivelit të Kelmendit. Kelmendi në finale të kategorisë deri 52 kg e mposhti gjermanen Veren Thumm (më gjerësisht në Koha Ditore).










Krenaria26.03.2012/20:00
Urime Urime Krenaria Jone Majlinda e Nora shum shum suksese