BKT Superliga: Kryendeshjet e mesjavës në Vushtrri e Prishtinë

Artikujt tjerė
- BKT Superliga: Kryendeshjet e mesjavës në Vushtrri e Prishtinë
- Gjergjaj, më 23 mars kundër finlandezit Katajisto
- Mësohen çiftet çerekfinale të Kupës në basketboll
- Peja gjobitet për fyerje të tifozëve
- Corini i lumtur që Hetemaj do kthehet kundër Napolit
- Mavraj vlerëson se Greuther Furthi po merr veten
- Xhemaili largohet nga Napoli në verë
- Haliti ka mendjen të golat, jo te kontrata e re
- Bunjaku kritikon të gjithë, edhe veten
- Krasniqit i anulohet lufta për titull bote
Prishtinë, 5 mars - BKT Superliga e basketbollit do të vazhdojë me ndeshjet e mesjavës këtë të mërkurë dhe të enjte me dy kryendeshje në program.Dueli më interesant i javës së 17-të zhvillohet të mërkurën në Vushtrri nga ora 17:00 aty ku do të përballen kampioni aktual Trepça dhe lideri aktual i ligës elite Peja.
Mitrovicasit në mungesë të Palestrës Minatori, janë duke luajtur në Vushtrri ndeshjet si nikoqir. Trepça pati shumë ndryshime gjatë pushimit dimëror, duke marrë e larguar lojtarë e trajner, një tjetër problem me të cilin janë përballuar sivjet xehetarët.
Ky do të jetë derbi i shtatë këtë edicion i Trepçës, dhe mundësia për ta fituar një ndeshje të madhe sivjet kundër tri ekipeve të para.
Në dy takimet me Pejën , Trepça ka pësuar dy herë, mirëpo ka pësuar edhe nga Prishtina e Bashkimi, si dhe një herë nga RTV 21.
Trepça vjen pas dy fitoreve rresht në sezonin pranveror ndaj Dritës e Kosovës, por përballë ka Pejën e cila ka mposhtur 21-shin e përforcuar dhe rivalin kryesor për titull sivjet Prishtinën.
Dardan Berisha, Samir Shaptahoviqi e Gerti Shima kësaj radhe do të kenë përballë forcën mitrovicase në krye me Drilon Hajrizin, Gazmned Asllanin e Besnik Azemin të cilët do të mundohen të ndalin Pejën për vetëm herë të dytë këtë edicion.
Të mërkurën zhvillohen edhe dy duele të tjera: Nga ora 14:00 në Pejë Vëllaznimi takohet me Dritën dhe në Prizren nga ora 18:00 Sigkos Bashkimi me Kosovën.
Xhiroja e mesjavës mbyllet të enjten me derbin në kryeqytet. Nga ora 19:30 në Pallatin e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, Sigal Prishtina do të kërkojë këndelljen kundër 21-shit.
Bardhekaltrit kanë shënuar dy fitore sivjet kundër ekipit të ri të Superligës, por pas përforcimeve të shumta gjatë dimrit, teleboysat në dy miqësoret me Prishtinën kanë shënuar fitore.






