Elvir Muriqi i kthehet ringut më 15 mars

Artikujt tjerė
- Elvir Muriqi i kthehet ringut më 15 mars
- FBK-ja s'shqetësohet nëse Bodiroga vjen në krye të FIBA Evropës
- Dallku shpreson të luajë tandem me vëllanë, Ardinin
- Shefki Kuqi për herë të parë titullar te Hiberniani
- Hajvalia barazon kundër Shkëndijës
- Berisha mund të mbetet deri në verë te Kalmari
- Gjermania mund të bëhet si Zvicra - "e varur" nga shqiptarët
- Trajneri i Palermos lë në shtëpi Ujkanin
- Edhe Pescara në garë për Kasamin
- Fejzullahu fiton turneun "King's Cup"
Prishtinë, 28 janar - Njëri prej boksierëve më të suksesshëm shqiptarë në boksin profesionist, Elvir Muriqi, më 15 mars do të rikthehet në ring pas një pauze prej 15 muajve dhe përballë pritet të ketë boksierin amerikan, Rayco Saunders. Dueli do të zhvillohet në New Jersey, ndërsa është parashikuar të jetë në tetë raunde.
"Jam përgatitur mjaft mirë. Po ndihem shumë mirë dhe kur të vijë dita do të jem në formën më të mirë. Do të boksoj edhe më mirë se që kam boksuar përpara", ka thënë Muriqi, të dielën për gazetën.
Muriqi deri më tash ka 39 fitore (24 KO) dhe pesë humbje. Luftën e tij të fundit ai e ka zhvilluar më 10 dhjetor të vitit 2011, kur mposhti me nokaut teknik në raundun e dytë amerikanin Chris Grays.
Muriqi së fundi ka firmosur kontratë me menaxherin amerikan Greg Cohen.
(Më gjerësisht në Kohën Ditore)









