• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 205 *** 22:20    Anima *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Kosovarët në Shqipëri më s'do të llogariten të huaj

Publikuar: 18.01.2013 - 09:47

Prishtinë, 18 janar - Nga edicioni i ardhshëm futbollistët nga Kosova do të numërohen si vendorë në Shqipëri. Këtë e ka bërë të ditur presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Aktualisht lojtarët nga Kosova në Shqipëri llogariten të huaj, por sipas Dukës ka ardhur koha për ndryshime. Të dielën grupi i tifozëve të Kombëtares së Shqipërisë "Tifozat Kuq e zi" kërkuan nga FSHF-ja dhe Federata e Futbollit e Kosovës që në Shqipëri lojtarët nga Kosova të numërohen vendorë, njëjtë si do të vlerësoheshin lojtarët nga Shqipëria në Kosovë.

"Lojtarët kosovarë nuk do të konsiderohen më si të huaj në kampionatin shqiptar. Ka ardhur koha që edhe ne ta bëjmë një ndryshim të tillë, ndaj do të bisedojmë me homologët kosovarë për këtë çështje dhe me fillimin e sezonit të ri futbollistik lojtarët kosovarë nuk do të konsiderohen më si të huaj", ka thënë Duka të mërkurën. Ai ka përmendur shembullin e Greqisë, ku lojtarët nga Shqipëria llogariten si komunitarë, njëjtë si ata të vendeve të Bashkimit Evropian.(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

 

Komente (2)

TaulantTirane20.01.2013/13:58

Pak me vonese ky vendim...por me mire vone se kurre.

Kosova eshte Shqiperi!19.01.2013/16:07

Nornal, qe shqipetaret e Kosoves duhet te konsiderohen VENDAS ne Shqiperi, sepse Kosova eshte Shqiperi!

JEMI NJE!

1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CI kthjellėt
Shkup 23°CI kthjellėt
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup36°CMe diell