Gasperini çuditet me kritikat ndaj Ujkanit

Artikujt tjerė
- Gasperini çuditet me kritikat ndaj Ujkanit
- Florent Sejdiu kthehet te Trepça '89
- Zhdrella mund të provohet në Turqi
- Mainzi kërkon mbrojtësin kosovar Mavraj
- Serie A, liga ku shqiptarët ndihen më së miri
- Shaqiri dëshiron të luajë më shumë në vitin 2013
- RTV 21 angazhon amerikanin Henderson
- Haxhi Krasniqi: Mund ta befasoj Cleverlyn
- Berisha nuk merret vesh me Vikingun
- Maajlinda më e mira edhe sipas RTV 21
Trajneri i Palermos, Gian Piero Gasperini, ka bërë thirrje që të ndalen kritikat ndaj portierit kosovar, Samir Ujkani. Ai të shtunën për mediumet italiane u shpreh i habitur se si vjen tërë ky mllef ndaj reprezentuesit të Shqipërisë. "Unë nuk po arrij të kuptoj pse gjithë ky mllef ndaj Ujkanit. Ka edhe lojtarë të tjerë që në disa periudha kanë bërë gabime, por nuk janë sulmuar në këtë mënyrë si Samir Ujkani. Ai ka bërë disa paraqitje të shkëlqyera dhe problemi i skuadrës nuk lidhet vetëm me të. Dhe, do t'u them të gjithëve se deri sa ai do të jetë në Palermo unë do ta mbrojë", ka thënë Gasperini, njofton të shtunën "mediagol.it". Ujkani 24-vjeçar këtë edicion shpesh është kritikuar për paraqitjet që kishte me Palermon në Serie A. Së fundi është raportuar për mundësinë e largimit të tij nga Palermo.







