• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:30 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:10 Oxygen ® - vazhdimi *** 18:50 Marketing *** 19:00 Lajmet e mbrëmjes *** 19:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis. 18, 19, 20 *** 20:15 N’Darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing  *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Florent Sejdiu kthehet te Trepça '89

Publikuar: 06.01.2013 - 10:25

Sulmuesi Florent Sejdiu është pranë marrëveshjes me skuadrën e Trepçës '89, njoftoi trajneri i ekipit mitrovicas, Gani Sejdiu. Ky i fundit tha se Sejdiu do t'i bashkohet ekipit në përgatitje. Florent Sejdiu në vjeshtë mbrojti ngjyrat e skuadrës tjetër nga Mitrovica, Trepçës. "Gjasat janë të mëdha që Florenti t'i bashkohet skuadrës sonë të enjten, kur edhe do t'i nisim përgatitjet. Me Florentin ne do të forcoheshim edhe më shumë për pjesën e dytë të kampionatit. Fazën e dytë përgatitore që nis në muajin shkurt do ta zhvillojmë në Shqipëri", ka thënë Gani Sejdiu. Ai është babai i Florent Sejdiut.

Trepça '89 stinorin vjeshtor e mbylli në pozitën e dytë me 30 pikë, katër më pak se liderja Prishtina. Më herët "xehetarët" kanë angazhuar Taulant Dajakun. 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 21°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė21°CRrebesh shiu
Shkup24°CMe diell