Behrami kërcënohet me pistoletë në kokë, i vidhet ora

Artikujt tjerė
- Krasniqi: Vendimi i FIFA-s i pa drejtë
- Behrami kërcënohet me pistoletë në kokë, i vidhet ora
- Shaqiri, njëri prej më efikasve te Bayerni
- Xhaka dëshiron të luajë rregullisht vitin e ardhshëm
- Rashkaj vendos të vazhdojë me Sadnesin
- Një stinor me rritje të cilësisë dhe incidenteve
- Besa zyrtarizon Vokshin e Gashin
- Kosova, "prapa" Martinikas e Guianas Franceze
- Sigkos Bashkimi fiton derbin
- Shaqiri vazhdon me formë të mirë
Napoli, 21 dhjetor - I sapombërritur këtë sezon në skuadrën e Napolit, mbrëmjen e djeshme Valon Behramit i është vjedhur ora e dorës nën kërcënimin e armëve. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20 e 30 minuta në lagjen Chiaia, në qendër të Napolit.
Behrami ishte duke parkuar veturën e tij dhe ndërsa dilte prej saj, i janë afruar me motoçikletë dy persona me kaska në kokë dhe të armatosur. Ata i kanë drejtuar pistoletën në kokë, duke i kërkuar tiu dorëzonte orën e dorës të një marke goxha të shtrenjtë. Behrami është bindur dhe iu ka dhënë orën, kurse plaçkitësit e armatosur janë larguar në drejtim të lagjes Fuorigrotta, transmeton BW.
Futbollisti kosovar, pa hezituar ka shkuar në komisariatin Sanferdinando, ku e ka denoncuar menjëherë grabitjen e pësuar.
Gjatë muajve të kaluar, ngjarje të tilla u kanë ndodhur edhe grave të lojtarëve Pocho Lavezzi dhe Marek Hamshik, si edhe sulmuesit Edinson Cavani dhe mbrojtësit Salvatore Aronica.


Hani21.12.2012/21:43
Mbase kete grabitje Valonit ia kane bere shqiptaret , te cilet , edhe e kane ditur se cfare ore ka ne dore futbolisti i njohur shqiptare.









Malushi21.12.2012/23:03
Qy oren me qe ka shpetuar le te harron edhe me hallall.