• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Favre nuk ka humbur besimin te Xhaka

Publikuar: 15.12.2012 - 21:16

Moenchengladbach, 15 dhjetor - Mesfushori kosovar Granit Xhaka shumë shpejt do ta rikthejë vendin e titullarit te Borussia Moenchengladbach. Trajneri Lucien Favre, ka insistuar se Xhakës i nevojitet edhe pak kohë të adaptohet me ritmin e Bundesligës, pasi është futbollist i ri. Kështu shkruan të premten "20minuten.ch".

Xhaka 20-vjeçar, te Borussia Moenchengladbachu u transferua para fillimit të këtij edicioni nga Baseli zviceran. Transferimi i tij bëri bujë në Zvicër e Gjermani. Ekipi gjerman për transferimin e Xhakës pagoi një dëmshpërblim prej 8.5 milionë eurosh.

Në ndeshjet e para të këtij edicioni, Xhaka ishte titullar i padiskutueshëm te Moenchengladbachu, por në ndeshjet e fundit, ai e ka humbur këtë status. Kryesisht aktivizohet si zëvendësues.

"Nuk ka shkuar asgjë keq me Xhakën. Ne i kemi disa lojtarë të rinj në skuadër, të cilët ende kanë nevojë të mësohen me ritmin e Bundesligës", është shprehur Favre. "Po punojnë intensivisht dhe në mënyrë specifike me këta futbollistë. Kështu që është vetëm çështje kohe para se gjithçka të vijë në vendin e duhur".

Favre ka zbuluar se Xhaka po zhvillon stërvitje shtesë, por nuk është i vetmi që bënë këtë.

"Ai po bën stërvitje të veçanta me topin", tha Favre.

Xhaka, i cili është reprezentues i rregullt i Zvicrës, ka kontratë me skuadrën gjermane deri në qershorin e vitit 2017.

Favre nuk ka lënë pa përmendur edhe ish-bashkëlojtarin e Xhakës te Baseli, Xherdan Shaqirin, i cili po aktivizohet te skuadra tjetër e Bundesligës, Bayern Muenchen. Favre ka thënë se Shaqiri punët i ka mirë te skuadra bavareze.

"Shaqirit po i shkojnë punët shumë mirë. Forca dhe shpejtësia e tij, janë të jashtëzakonshme. Është një lojtar i mirë, i cili edhe pse ka konkurrencë të fortë për pozitën e tij, me Franck Riberyn, Arjen Robbenin e Thomas Muellerin, po ia del të luajë", ka thënë Favre. "Nëse Robben mungon te Bayerni, atëherë në vend të tij gjithmonë luan Shaqiri që e kryen punën shumë mirë".

Shaqiri 21-vjeçar, te Bayerni u transferua në verë për 12.5 milionë euro dhe ka kontratë valide deri në qershorin e vitit 2016.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 13°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 13°C
Shkup 16°CShi i lehtė
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell