Basketboll, Trepça zyrtarizon përforcimet

Artikujt tjerė
- Basketboll, Trepça zyrtarizon përforcimet
- Sporti para fundjavës më të rëndësishme të vitit
- Berisha i lumtur që doli fitues përballë Eto'os
- Trepça 89 Llamkos Kosova, pa gola
- Refuzohet ankesa e Trepçës
- Krasniqi nuk e nënvlerëson Heymanin
- Berisha fjaloset me bashkëlojtarin e tij, Jurman
- Shaqiri, Hetemaj e Ibraimi shënojnë gola
- Fillim Guraziu mposhti "vetëm" Hysin
- Vëllaznimi - Drenica 1:0
Kampionia në fuqi e Kosovës në basketboll, Trepça, ka zyrtarizuar të enjten përforcimet e saj. Trepça ka regjistruar në FBK amerikanët Dennis Mims e Jerome Lagrange, ndërsa i ka çregjistruar kanadezët Keaton Cole e Paul Campbell. Mims të enjten arriti në Mitrovicë, ndërsa Lagrange pritet të arrijë të premten (sot). Ata do të debutojnë të dielën në ndeshje me Kosovën e Vushtrrisë. Qendra Mims (205 cm) ka bërë karrierë edhe në Euroligë për skuadrën turke Beshiktash. 32-vjeçari së fundi luajti për skuadrën gjermane Duesseldorf, ndërsa karrierë ka bërë edhe në disa skuadra të tjera të Turqisë si edhe në Kinë e Jemen. Lagrange 34-vjeçar është fundor (190 cm), ndërsa së fundi luajti në Rumani për skuadrën Mobitel. Karrierë ka bërë edhe në Hungari, Bosnjë e Serbi.










