• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Neziri shpallet atletja më e mirë në Finlandë

Publikuar: 29.10.2012 - 08:59

Prishtinë, 29 tetor - Atletja me origjinë shqiptare Nooralotta Neziri është shpallur atletja më e mirë e vitit në Finlandë. Neziri 19-vjeçare ishte befasuar edhe vetë që në një moshë kaq të re arriti kulmin në shtetin e saj. Ajo është specialiste e vrapimit 100 metra me pengesa.

"Unë e kam ditur se një ditë do të arrija këtu, por nuk e kam pritur që ajo ditë të vinte aq shpejt. Jam shumë e gëzuar që kam marrë këtë çmim. Jam krenare dhe më jep shumë motivim për stinorin e radhës", ka thënë Neziri për gazetën.

Ajo e ka babanë shqiptar nga Maqedonia dhe nënën finlandeze. Vlerësohet ndër shpresat më të mëdha të atletikës në Finlandë. Neziri këtë vit vendosi rekord të Finlandës në vrapim 100 metra me pengesa, duke arritur kohë 13:10 sekonda. Ajo vitin e ardhshëm synon të përmirësojë këtë kohë (më gjerësisht sot në “Koha Ditore”).

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 18°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 18°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 23°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu