• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Shuarja e një kulture të madhe

Publikuar: 10.10.2012 - 08:57

Prishtinë, 10 tetor - Boksierët e gjeneratës së artë të klubit Prishtina kanë merak të rrëfejnë se si gjatë viteve '80 i mposhtnin para 4 apo 5 mijë tifozëve kundërshtarët e tyre nga klubet e gjithë ish-Jugosllavisë. Por, nëse kultura e përcjelljes së meçeve të boksit të ditëve të sotme vazhdon të zbehet, atëherë paralajmërohet se kujtimet e boksierëve të gjeneratës së artë, veç sa do të forcohen.

Palestrat e kryeqendrës së Kosovës, Prishtina, që dikur ishte kryeqendër e një shteti 22-milionë banorësh kur bëhet fjalë për boksin dhe festat që rezervonin meçet e ndryshme, sot janë gati të zbrazëta edhe kur në to luftojnë boksierë me goxha nam, si puna e Naim Tërbunjës, për shembull, që është fitues i turneut më të madh amator të SHBA-së "Golden Gloves" dhe pjesëmarrës i ngjarjeve si Lojërat Olimpike, botërorët e evropianët (më gjerësisht sot në “Koha Ditore”).

 

Komente (1)

bbbrrrr10.10.2012/10:24

e "tradites" jo "kultures"...

1000  Karaktere
Prishtinė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell