Demantohet lajmi për shkarkimin e trajnerit të Prishtinës

Artikujt tjerė
- Hitzfeld i beson pesëshes shqiptare
- FFK-ja falënderon futbollistët kosovarë
- Prishtinës po i pëlqen roli i "autsajderes"
- Liga Ballkanike "vë drynin" për ekipet kosovare
- Trepça '89 forcohet në krye
- Demantohet lajmi për shkarkimin e trajnerit të Prishtinës
- Xhaka kërkon reagim të skuadrës
- Kosova s'mund të përfitojë nga rasti i Gjibraltarit
- Bylbyl Sokoli pranë Prishtinës
- Plejofin e kërkojnë edhe skuadrat jashtë "katërshes së madhe"
Prishtinë, 4 tetor (E plotësuar) Pas publikimit të lajmit se klubi i futbollit Prishtina ka shkarkuar trajnerin Ejup Mehmeti, kjo është vlerësuar si një keqinformim nga portalet kosovare. Në një prononcim për KTV-në, zëvendëskryetari i klubit Prishtina, Afrim Muçiçi deklaroi se lajmi i publikuar nuk është i vërtetë. Sipas tij, Mehmeti do të vazhdojë të kryejë detyrën e trajnerit edhe më tutje. Sipas disa portave, trajneri Mehmeti, i cili në Prishtinë erdhi nga Gjermania, nuk ishte i gatshëm të japë dorëheqje, mirëpo nuk kishte forcë më të madhe se stafi i klubit, i cili ia tregoi derën Mehmetit. Sipas këtij lajmi që doli të mos jetë i vërtetë, vendin e tij në ekipin më të trofeshëm në Kosovë do ta zë njëri ndër trajnerët më të mirë shqiptarë në botën e futbollit, Bylbyl Sokoli, i cili kaltërebardhët do ti drejtojë qysh nga ndeshja e ardhshme kundër Hajvalisë së Medës.












sportist04.10.2012/23:19
Veq ne Kosove ndodhe me u shkarku trajneri mas dy tri humbjeve kunde ne bote s ndodh kjo...