• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Pulsi *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 187 *** 22:20    Dokumentar: “Njerëzit dhe kujtimet flasin” *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Ministri Krasniqi takoi atletin veteran Muhamet Rama

Publikuar: 25.09.2012 - 22:19

Prishtinë, 25 shtator - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi ka pritur sot në një takim atletin veteran, Muhamet Rama, i cili  në Kampionatin e 21-të Ballkanik për veteran që mbajt me datën 21-23 ne Izmir te Turqisë, theu dy rekorde ballkanike, në disiplinën 800 dhe 1500m. Në 800 metra vrapoi 2:34.20 ku rekordi ishte 2:36.4, e që mbahej nga atleti turk Aziz Londer që nga viti 1992. Rama në disiplinën 1500metra vrapoi 5:16,12 ku rekordi i mëparshëm u mbajt nga atleti grek Theodosiov Giorgos që nga viti 1999 me kohen 5:22.46. Ministri Krasniqi e ka përgëzuar Ramen për sukseset e shënuara për dhjetë vjet sa merret me atletikë, duke e vlerësuar atë si një shembull shumë të mirë për punë dhe përkushtim të lartë ndaj sportit. Ai përgëzoi edhe Federatën e Atletikes së Kosovës dhe Shoqatën e Atletëve Veteran të Kosovës, për punën dhe rezultat që kanë shënuar në këtë garë por edhe në garat tjera.

Në Izmir kanë marrë pjesë 8 atletë nga Kosova, ku prej tyre i kanë sjellë dy thyerje te rekordeve ballkanike dhe  11 medalje, 2 të arta , 4 të argjenda dhe 5 te bronzta

Ministri tha se MKRS siç edhe ka bërë deri më tash do të vazhdoj të mbështesë sportin e atletikës, për të arritur suksese edhe më të mëdha. Nga ana e tij, atleti Muhamet Rama ka falënderuar ministrin Krasniqi për përkrahjen e vazhdueshme që i ka dhënë atij në çdo garë dhe pas çdo suksesi. Rama tha se ka ende vullnet për t’u marrë me atletikë dhe është një fans i madh edhe i shumë sporteve tjera.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 18°CI kthjellėt
Tiranė 18°CI kthjellėt
Shkup 19°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe diell
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe diell