• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Trepça '89 synon t'ia marrë kreun Prishtinës

Publikuar: 22.09.2012 - 11:02

Prishtinë, 22 shtator - Prishtina sot pret Trepçën '89 nga ora 15:00 në kuadër të xhiros së gjashtë në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll. Prishtina është lidere e klasifikimit me 13 pikë, dy më shumë se përcjellësja e parë, Trepça '89. Prishtina e Trepça '89 janë skuadrat e vetme që nuk kanë pësuar humbje deri më tani. "Do të jap maksimumin për skuadrën time të re, Trepçën '89, për të nxjerrë rezultat pozitiv. Jemi të motivuar dhe besoj se në fushë do të tregojmë një lojë të mirë. Jam i sigurt se pas javës së gjashtë Trepça '89 do të jetë në krye të klasifikimit", ka thënë Isuf Llumnica.

Trajnerit të Prishtinës, Ejup Mehmeti, nuk i intereson edhe aq skuadra e Trepçës '89. Ai thotë se sfida me "xehetarët" do të jetë e veçantë, pasi në rast fitores thotë se do të bënte diferencë të madhe të pikëve.

Ai ka bërë të ditur se në skuadër për këtë ndeshje do të jenë edhe Besnik Krasniqi e Behar Maliqi, të cilët u provuan në Çeki.

"Sipas informatave, të dy lojtarët do të nënshkruajnë në nëntor kontratat", ka shtuar Mehmeti.

Java e gjashtë e Raiffeisen Superligës në futboll:



E premte:

Trepça - Hajvalia    0:0

E shtunë:

Feronikeli - Hysi    (14:00)

Liria - Drenica     (15:00)

Prishtina - Trepça '89    (15:00)

E diel   

Vëllaznimi - Drita    (15:00)

Llamkos Kosova - Besa    (15:00)



 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu