Haxhi (Robin) Krasniqi, i pari në versionin WBO

Artikujt tjerė
- Shaqiri & Co në New York Times
- Maliqi e Krasniqi merren vesh me Ceske Budejovice
- Atleti 55 vjeç vazhdon t'i turpërojë djemtë e rinj
- Dështakët e fillsezonit
- Në "Adem Jashari" hapet java e gjashtë
- Dylazeka nënshkruan për Amstetten
- Hasi, i kënaqur me barazimin kundër Milanit
- Haxhi (Robin) Krasniqi, i pari në versionin WBO
- Kuqi nuk e ka lehtë të bëjë vend te Hiberniani
- Dajaku largohet nga Drenica
Berlin, 19 shtator - Pas fitores së tij spektakolare më 25 gusht në Berlin kundër turkut deri atëherë të pamposhtur, Serdar Shahin, Federata e boksit profesionist WBO e ngriti Robin (Haxhi) Krasniqin në vendin e parë të listës së saj.
Me këtë rangim, asi i kategorisë gjysmë të rëndë, shqiptaro-gjermani Krasniqi ka shanset më të mira për të sfiduar kampionin zyrtar të botës Nathan Cleverly nga Anglia. Meçi kundër anglezit është dashur të zhvillohej në prillin që shkoi, por për shkak të sëmundjes së kampionit, ai u la për herë tjetër. Dhe, hera tjetër duket fare e realizueshme për Krasnqin 25 vjeçar.
Lidhur me suksesin më të ri, Robin Krasniqi për mediet gjermane tha: Jam jashtëzakonisht krenar për pozitën time në ranglistë. Qëllim imi është që të kthej sërish në Gjermani brezin e kampionit.


pizza haus bei dino20.09.2012/07:03
urime urime








Fatmir Miroci20.09.2012/10:48
shum urime asi i Junikut,shpejt e presim titullin e botes ne Junik,gjithmon nr 1.Hagji Krasniqi,mburremi me ty