• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Letër e hapur e Granit Xhakës

Publikuar: 18.09.2012 - 11:43

Basel, 18 shtator - Pas shumë spekulimeve dhe debateve nëpër media rreth deklaratave të pathëna të mesfushorit shqiptar, Granit Xhakës, që luan për përfaqësuesen zvicerane, ai me anë të një letër të hapur duket se u ka dhënë përgjigje njëherë e mirë thashethemeve që lidheshin kryesisht me cilësimet ‘tradhti e patriotizëm’.  Në vazhdim mund të lexoni letrën e plotë të Granit Xhakës.

Të nderuar shqiptarë dhe Tifozë Kuq e Zi!

Marr shkas për t’ju drejtuar te gjithë sportdashësve anembanë trojeve shqiptare me këtë letër të hapur, pasi para dhe pas ndeshjes së fundit, që për fat të keq isha kundërshtar me skuadrën e kombit tim, është hapur një luftë e paprecedent kundër personit tim dhe bashklojtarëve të mi nga disa media të veçuara sportive dhe opinioniste, por më shumë nga vetë Z. Armando Duka , që është edhe fajtori për humbjen e shumë talenteve kuq e zi.

Për këtë arsye mendova t’ju drejtohem me një letër të hapur të gjithëve ju, të cilët nuk e njihni të vërtetën dhe historinë time.

Që kur kam vendosur të luaj futboll për mua ka pasur vetëm një ëndërr dhe ideal: “përfaqësimi i ngjyrave të kombit tim”, do të ishte dhe është ndër dhe krenari për mua, ashtu si për çdokënd besoj, të luaja krah bashkatdhetarëve të mi e për më tepër për ATDHEUN tim, por mungesa e kontaktit dhe e kërkesës e më pas refuzimi i vazhdueshëm nga FSHF (pa ç’ka përpjekjeve të panumërta të miat dhe familjes sime për të veshur fanellën kuq e zi), më shtynë drejt skuadrës kombëtare të Zvicrës kërkesat e secilës si për ironi nuk rreshtimin.

Më duhet të theksoj dhe t’ia bëj të ditur gjithkujt, e mbi të gjithëve juve tifozë kuqezi, të cilët jeni më besnikët e kombëtares Shqiptare, se unë dhe familja ime kemi dashur gjithmonë vetëm kombëtaren tonë, KOMBËTAREN KUQ E ZI. Kemi qenë, Jemi dhe Do të Jemi përjetësisht krenarë mbi prejardhjen tonë, e unë do të vazhdoj të lartësoj emrin tim gjithmonë në funksion të ATDHEUT tim.

Kam dalë përherë ballëhapur dhe krenarë duke deklaruar prejardhjen time dhe do të vazhdoj ta bëj deri në fund të jetës.

Shqipëria ka talente të mëdha kudo nëpër botë, dhe unë uroj me gjithë zemër që me ta mos të ndodhi ajo që ndodhi me mua, që në një kohë kur unë kërkohesha urgjent nga Federata Zviceriane, federata ime, e vendit tim, më sprovonte duke më vënë përballë pengesave tërësisht të panevojshme e mbi të gjitha dashakeqe. I vendosur përballë refuzimit të vet dhe vetëm FSHF (as FIFA nuk ka qenë pengesë që unë të vishesha kuq e zi) dhe presionit për të marrë një vendim, mu desh të vendosesha në radhët e kombëtares ku jam rritur dhe formuar, e megjithatë ju garantoj se në çdo ndeshje kam festuar kuq e zi dhe kam mbajtur krenar simbolet kombëtare.

Mbare populli shqiptar duhet të dijë se unë Granit Xhaka, siç disa më akuzojnë tradhtar jam biri i një të burgosuri politik i cili vuajti nëpër burgjet e Serbisë vetëm e vetëm të bëhet “Shqipëria Etnike” dhe s’ju tremb as burgut e as luftës , kur ishte fjala për Shqipërinë. Jam lindur, jam rritur e jam edukuar nga prindërit e mi me frymën e patriotizmit dhe me atdhedashurinë për kombin shqiptar. Më kanë mësuar se si të respektoj kombin tim, gjakun tim atdheun tim dhe unë jam krenar që jam Shqiptar që e kam thënë e them dhe kudo që do jem do ta them me krenari

Garantoj që do jem një ambasador i popullit shqiptar kudo në botë dhe do të mbroj të drejtat e popullit tim në çdo moment.

Nuk më duket aspak e arsyeshme që këto ditë disa media te shkruara sportive kanë hedhur baltë mbi emrin tim. Nëse disa individë të caktuar kanë mision përçarjen dhe largimin nga zemra ime kombin kuq e zi, kjo s’ka për të ndodhur kurrë dhe asnjë s’do t’ia arrijë që mua të më përdorë për të futur përçarjen.

Kudo ku kam qënë dhe kudo ku do jem do të mbaj krenar flamurin kuq e zi dhe atë të Kosovës. Në prezantimin tim në Gjermani ku duhej të këndoja një këngë këndova hymnin e kombëtares kuq e zi.

Nuk dua që interesa personale të individeve të caktuar të njollosin kombëtaren dhe për më keq të fusin përçarjen apo ta ushqejnë atë. Unë personalisht do të angazhohem që një fenomen i tille të mos ekzistojë kurre më në kampin kuqezi.

Ne jemi një KOMB, kemi një FLAMUR dhe unë Granit Xhaka garantoj cdo shqiptar se do mbaj lart emrin SHQIPËRI (ALBANIA) dhe do jem një, mbështetje për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.

Me nderime dhe respkete për të gjithë, nga Granit Xhaka dhe familja!

Komente (77)

Ademi liridon21.09.2012/11:21

o mos umerzit o burr se tradhtaret jan ne qeveri eti nuk je tradhtar se nuk je ne qeveri edhe me lujt per kombtaren ton duhesh me pas baben naj drejtor se ata talentat nuk ipranojn

Fisnik20.09.2012/20:55

Granit e lexova me vëmendje deklaraten tënde dhe me pëlqeu.Po ta jap nje këshill mos u mer me njerz te dështuar se vetëm nje njeri i deshtuar e ka te drejten qe ti akuzon Shqipëtarët e sukseshëm se jeni krenaria e gjith popullit shqip foles .Vetem vazhdoni dhe ishalla perfaqesoni gjith zvicren veq ju shiptaret hahaha tani athu Duk krimineli shka do te bon . Rrofshi ju gjith djemt qe luani jasht Kosoves dhe Shqiperis ju lumt

peja 20.09.2012/15:53

eh more njerz po menoni se parja esht gjith qka

meloti20.09.2012/15:46

ki pas shancen me ber diqka per popull shqiptar tash bonu

prishtina19.09.2012/20:55

GRANIT je i ri koncentrohu ne ... er e mos i ndegjo mendje komunistatakoha e tregon te verteten ti vetem perpara me pune mburna neve KUQ E ZI

shpati19.09.2012/13:48

ooo granit kqyri punet e tua e lej ato qa thojn te tjeret sa ma shum qe te kan inat aq ma shum ike punet ma mir se ne shqiptaret mirrem me punet e tjerve po sikur tisha ne vendin tend as qe kisha lujt per shqiptaret vetem per para ishalla behesh si MARADONA

dugagjini19.09.2012/13:11

ke gabu shum qe ske lujt per shqiprij ke pas shanc me be diqka per shqiptarij tash shko ben per zvicrran

shefki jaha19.09.2012/13:09

mos humb kohë kot se nuk ja vlen po vetëm vazhdo kështu se je një talent i rrallë granit je krenaria e të gjithë shqiptarve

Bekim Kalludra19.09.2012/12:36

Ne te gjith jemi me fat dhe Krenohemi qe ju kemi, Ju jeni Legjenda te gjalla ooo Djemt e Shqipes, vetem tradhtaret dhe ata te cilet ja dojn te keqen Kombit tone per fat te keq Juve ju shajn dhe ju quajn tradhtar...

Rambo19.09.2012/10:24

ndeshja me kombtaren ka qen nje ndeshje e veshtir per djelmoshat tan qe luajn ne zvicer,nje kompliment i madh shkon te tifozat e flakt qe ka shqiptaria.Bravo ju lumt shqiptar,treguat pjekuri te lart dhe KULTUR.

finca19.09.2012/01:04

Xhaka ma i miri

llapi19.09.2012/00:58

per me luajt ne kombtaren ton,duhesh te kesh shum lek,pamarparasysh sa i talentua qe je!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

fisnik kallaba19.09.2012/00:55

Graniti ,xherdani ,valoni ,blerim,admiri e shum e shum shqiptar qe luajne ne zvicer jan shqiptar te vertet kreohemi me ju djema , Ambasador te Kombit Respekt

anita19.09.2012/00:30

patriotizem nuk jane vetem fjalet e medha , per mua patriot eshte ai qe ban vepra per te cilat e bane popullin me u ndi krenar me te , kete e ke bere ti dhe Xherdani .

dondrebe18.09.2012/21:33

Pariotizem quhet puna dhe ngritja e shtetit me pune te pa lodhur,e ju zoti Xhaka jeni nje patriot i madh!!!!Urimet me te perzemerta per talentin tuaj!

doni18.09.2012/19:43

Kush i ka kritiku ska lidhje me tru sepse keta kan deshir te luajn por nuk luajn kur ne krye te federates shqiptare ka njerez qe se din qa eshte futbolli suksese ne karier vetem vazhdo Granit se me i miri je.

bruxelles18.09.2012/16:47

Granit vetem vashdo . Te prift fati

albani18.09.2012/15:21

Ne krenohemi me ty Granit
pa dyshim jeni patriot

GURI18.09.2012/14:55

TI JE SHUME MA SHQIPTAR SE DO GAZETARE SHYPTARQIQA QE NE VEND SE MU KRENU ME TY ,ATO MIRREN ME FJALE TE KOTA MARRE DUHET ME JU ARDH. GRANIT,KOKEN LART

DBDBDB18.09.2012/14:51

Granit mos ta nin se KOSOVA eshte me ty ... e sa i perket Shqipreis ata as me veten sjan

semi peja18.09.2012/14:33

Prshendetje Granit mos u bon shume merak se qka fol krye MAFIOZI A.DUKA sepse deri sa eshte ai ne krye te F.SH.Fit le ta harrojn shqiptaret kulifikimin,sepse e kam prcjellur disa emisione me te dhe kam pershtypjen se ashte nje person shume arrogant e mas se pakti patriot.

ALBANI18.09.2012/14:33

PO MOS TA NINE O BURRE, E MOS U MERR ME BERRLOGUN DHE FUNDRRINAT E KOMBIT, TE TIPIT ARMANDO DUKA QE GJITHCKA MUND TE JETE PERVEQ SHQIPTARE SE ATA E BEJNE PER INTERESA TE NGUSHTA KLANORE E PERSONALE. TIPI U ARMANDOS EDHE EMRI TE TREGON SE NUK ESHTE SHQIPTAR, PO FATKEQESISHT MBAN PASAPORTE SHQIPTARE..., NUK SHOFIN ME LARG SE HUNDA E TYRE ME FALNI XHEPI I TYRE DHE SE PER LEKE E SHESIN EDHE TE EMEN. tI ME KOLEGET TJERE SHQIPTAR KUDO JENI KENI DESHMUAR SE JENI DHE DO MBETENI ME ZEMER TE MADHE E SHUME KRENAR PER KOMBIN E VETEN TUAJ. ZOTI JU NDIHMOFTE NE NGRITJEN NE KARIERE E JETE, PO MOS HARGJONI ENERGJI KOT ME TIPA TE TILLE E MBI TE GJITHA LE TE SHERBEJNE KETA QE JU TE NGRITENI E LUFTONI PER VETE E ME TE EDHE PER KOMBIN, SE KA SHQIPTARE TE SUKSESESHEM NE BOTE QE E BEJNE KETE ME SHUME DINJITET ASHTU SIQ E BENI EDHE JU, SHAQITI, ORA, KRASNIQI...

begy18.09.2012/14:33

o granit vetem per para drejte ne Brazili 2014 e keta te tjeret le te merren me pralla te "patriotizmit"se ata kane kohe me pi qaj dhe tregue perralla tung klm

Vjosa Pr18.09.2012/14:23

Ncncncn sa te futë ne siklet ky kombi ynë.po pse lodhesh te arsyetohesh , po kujt i arsyetohesh , Dukes qe me 100 euro e ndrron edhe emrin , e identitetin po lere ate po ti ofronte dikush parat qe ti i merr nga Zvicra aiDuka edhe nderin e shet.Po mos ju arsyeto askujt se ske nevoj , ti je shqiptar edhe 100 here para mediave e ke than, por kur kombtarja jote te anashkalon e te injoron e qebesa edhe te kerkon para per te hyr ne reprezentacion siq te kerkoj Shqiperia pse lodhesh kot te merret me Duken e me mediat shqiptare qe turli gazetari i paguar nga krimi punon aty.Ne te deshirojm shum suksese shendet e lekt sa me shum.Ti po i arsyetohesh nje shqiptari te Shqiperis qe posa ta kaloj kufirin e vet e ndrron emrin e identitetin, po gjysma e tyre as nuk iu lajmrohen familjeve te tyre a si ke pa qe kan formu emision speciel per ti kerkuar shqiptaret e Shqiperis neper bote aaa.Po lere o i uruar mos u merr me ne me kombin tonë se ne po shifemi se ende jemi bisha te malit.

Flora Alaj18.09.2012/14:23

ky djalosh i talentuar, nese ka qene shume i sincerte qe eshte 80Zvicrane dhe 20Shqiptar.Bravo!!! se gati te gjithe te rinjet qe riten ne perendime besoj qe e kane ate ndjenje.por kjo sdo me thene qe ata emohojne shqiptarizmin.Ju apeloj ta leni kete futbolliste shembullor te qete,te mos ia matni fjalet aq shume,se ata qe po e cekin kete gje,jane mas se paku shqiptare!!!!!Kane kohe te tjerin dhe te spekulojne.Me trondite fakti qe nder ne shqiptaret,kur eshte ne pyetje shqiptari jemi shume shpirtlige injorant dhe zilicar!Me brengos shume ky fakt,e me te huaj si qengja!Granitit ika hije te bej gabime se eshte ende i ri dhe se i falen,
Granitit shume suksese dhe jete te gjate si dhe dhe gjakeftohtesi me njerez te keqinje dhe provokator. te gjithe shqiptaret ,si dhe familja juaj duhet te jete shume krenare me ju!Me nderime

bora berani18.09.2012/14:14

Granit mos hargjo energji me letra e mos e lodh shume koken per keto gjera. Vazhdoje punen e mos u ndal shpresoj qe te mos kesh asnje lendim kurre ne karieren tende. Ti je krenaria jone e ma se shumti e prinderve tu e mos i merzit edhe ata se kur ti merzitesh merziten edhe ata.
E sa per patriotat ......
E sa per Lorik Canen te cilin e kemi dashur te gjithe deri ne kete ndeshje fatkeqsisht duhet tia perkujtojme se ka edhe shume e shume djeme shqiptar sikur ai qe nuk kane mundur kurre te luajne ne nje klub evropian sepse nuk e kane pas babe Agim Canen e nuk kane pas kumari e me shkije e me boshnjakbashkim .....

Roni Beka18.09.2012/14:09

Mos ta nin Granito hic ty ,na ke neve qe te mbeshtesim ,i shohim ne senet krejt kush po merret me futboll Veq perpara na ndero me loje te bukur fanelat ndrohen tek e fundit... Armand Duka e do matrapaz qe vetem shikojne perfitimet e tyre personale e nuk i lane talentet me shkue perpara sa me shpejt duhet me i hjek...

Jeton18.09.2012/14:09

Lej keta far "tifozat kuq e zi", se keta jane njeresit e Armando Dukes dhe Lorik Canes, shumica jane gjakovar dhe nga inati se idhulli i tyre gjakovar nuk ka arrit asgje, atehere mundohen qe perdhosin edhe karierat tuaja. Mos tjav ndin se shumica e kosovoareve jane me ju, shikoj komentet.

Isak Bala18.09.2012/14:06

nji pershendetje shum e madhe për te gjith bashkatëdhetaret qe jetojn jasht trojeve etnike pa deshiren e tyre! Po juve ju lumtë , jeni krenaria e shqipëtarëve ,dhe mos u merrni me kritikat e matrapazëve sepse ata jon te lindun te dështuar ne jetë, juve sportista suksese te metutjeshme për ekipin e kombëtares suaj ku jeni edukuar dhe shkolluar dhe jeni bër vetëvetja juaj, Zoti ju ndihmoft .

pipo18.09.2012/14:04

keta te shipnis nuk po ju dojn se jaun kan inatin

Bekimi18.09.2012/14:04

Granit ti je krenaria e kombit shqipetar ti vetem vazhdo se Kosova dhe shqiptaret nuk te shohin si tradhtar po si hero te lumt per arritjet e juaja ju na perfaqesoni me se miri ne arenen sportive nderkombetare.

checha18.09.2012/14:00

Nuk e di pse iu kan thane tradhtar eshte por eshte fakt se njerizt se din punen qysh o me rrenje po edhe shteti sa bon per njerzit e talentum te vet por edhe tjetra mendimi jem eshte pse mos me lujt kur edhe iu paguhet krejte punojme edhe kta ky pune e ka a nese kerjete qato qe ja jep zvicrra me ja jep edhe Kosova a Shqiperia e ky mos me lujt ateher muni me i thane tradhtar se ndrysh ncuk tung e bofshi mendimi jem D

Armendi Prishtine18.09.2012/13:58

Të lumtë o shqiptar bir i shqiptarit të vërtetë, Granit Xhaka. Të lumtë për këto fjalë të ëmbla, të cilat më kanë emocionuar tejmase. Unë në asnjë moment nuk kam pasur fije dyshimi në përcaktimin tënd. Prandaj edhe të kam uruar dhe të uroj në rend të parë shëndet dhe suksese në futboll dhe në përgjithësi në jetë. Prandaj mos u brengos aspak se çka shkruajnë disa diletantë të cilët nuk i din rrethanat se përse ka ardhur që ti të veshësh fanelën e kombëtares zvicerane. Shumë mirë i ke sqaruar në letrën tënde. Kështu që t'i vazhdo të luash futboll dhe ta prezantosh kombin shqiptar kudo që të jesh. Suksese! Mirupafshim në kombëtaren e përbashkët shqiptare, sepse jam i bindur se shumë shpejt do të sendërtohet në vepër amaneti i mijëra dëshmorëve dhe i atedhetarëve për ribashkimin kombëtar!

DRENICA KOSOVA18.09.2012/13:56

Ne te gith duhet me qen krenar per arritjen e ktyre fotbollistve shqiptar.
un perveten ndihem shum krenar per fatin e tyre se na e kan zbardh ftyren gjith shqiptarve neper evrop me suksesin e tyre.VEQ VAZHDONI QYSHTY SE SHUMICA E SHQIPTARVE VEQANTI KOSOVARVE JEMI KRENAR ME JUVE ATA QE JU QUAJN JUVE TRADHTAR NET E KONTROLLOJN PREJARDHJEN E VETE

isufi18.09.2012/13:55

mu ma merr mendja se ata qe ju thojn juve tradhtar,ata jan vet tradhtar net punojn ma shum neti lan rahat sportistat.spoju vjen marre ku ikini sportistat o shqiptar ju kan ik ne greqi krejt punoni ma shum mos fleni turp turp

djusi18.09.2012/13:54

oooo ti TOLLIIIIIII ni thnaje ashttmos pyet cfar beri ATEDHEU per ty po cfar bere ti per ATDHEUN.shnet toll trimi.

Ardiani Geneve18.09.2012/13:52

1. Granit Xhaka as 1 her ne mediat zvicrane se ka pa veten si Zvicran por qdo her si Shqiptar. 2. Granit Xhaka e don Kombin e tij SHQIPRIN. 3. Duhet te jemi krenar per te. 4. DUKA e dijm te gjith se eshte i Korroptuar deri ne fyt at her pse te jet Xhaka Tradhtar? Per nje njeri te Korroptuar? JO, aj vet thot qe osht Shqiptar.

Respekt nga zvicra

B.vrbovc18.09.2012/13:50

Ty e shokve te tu,
Mos u merakosni per ata patriota te rejshem e pa dije se te ishin kon patriota bile juve te gjithve u duhte te ju duartrokasin si shqipetar qe jeni edhe pasqyr e kombit shqipetar. un mezi po pres me ju pa ne fusha te ndryshme e besoj edhe shum e shum shqiptar te tjere ju dojn ju te gjitheve shum e shum suksese ne profesionin e juaj te gjitheve jeni te rinj mos u merni ka kapadai nji grup i vogel tung e suksese jeni prej ma te mirve ju te gjithe.

Liki18.09.2012/13:47

GRANIT, TI JE KRENARIA JONE KOMBETARE. AFTESITE E TUA NA BEJNE NEVE TE MBUREM QE JE PJESE E KOMBIT TONE. VAZHDO TE LUSH FUTBOLLE MIRE DHE TE JESH PROFESIONIST. MOS U MERR ME DEKLARATA TE NJEREZVE PRIMITIV. SHPERSOJME QE NJE DITE TE LARGOHEN NJERIZT PRIMITIV DHE TE KORRUPTUAR NGA KOMBETARJA JONE DHE TE JU HAPEN MUNDESIA E TALENTAVE SI TI TE KONTRIBOJNE NE FANELEN TONE TE SHEJTE KUQ E ZI. TY TE PRIFTE E MBARA DHE BESO SE N'A BEN TE MBURREMI ME TY.

besim ajvazi18.09.2012/13:44

Ju lumte per ndeshjen qe bete,ishit tamam lojtar profesionist ashtu siq duhet te jeni,andaj Armando Duka eshte edhe kunder perfaqesimit te futbollit te Kosoves ne arenen nderkombetare,e ju dhe lojtaret e tjer mos harroni fjalen qe keni dhene se do e veshni fanelen e Kosove.Shum suksese ne jete

Fatmiri18.09.2012/13:40

O Granit. Mos të mbetet hiç merak që nuk je duke luajtur për kombëtaren e Shqipërisë apo Kosovës. Në këto dy vende edhe në sport në përgjithësi e në futboll në veçanti, kan depërtuar thellë njerëzit që sportin e përdorin si mjet pasirimi individual, e sa për ndjenja kombëtare apo rezultate të mira, atyre më së paku u intereson.
Mua po më dhimbëseni ju futbollistët që luani për Zvicër, që jeni edhe krenaria ynë, që duheni të humbni kohë dhe nerva e me u marrë me demantimin e mendimeve e njerëzve pakurrizorë të tipit Duka

Ilir Ilirida18.09.2012/13:35

Ata që Ju quajnë tradhtar pse Ju luani për kombetaren Zvicerane, binduni se në shpirt jane vet te lindur tradhetar, dhe nuk ju kane ofruar mundesit e Juaja se edhe vet do launin por jane xheloz dhe shpirtngusht.Jemi me Juve dhe ju prift fati...!!!

Mejd18.09.2012/13:33

Nuk keni nevoj te jepni deklarata ,ju jeni ambasadoret me te mir te Kosoves, dhe duhet te vazhdoni ne ket drejtim me ngritjen e imazhit te Kosoves ne bot,dhe duhet te vazhdoni te jepni kontributin sa ma te madh ne kete drejtim .

Vushtrria18.09.2012/13:31

E lexova nje koment te njefar SELIMIT se ju paskeshit than para mediave zvicerrane se ndjeheni 80 zvicerran e 20 shqipetar. Une nuk shoh dicka te keqe ketu, sepse Zvicrra eshte vendi qe ua ofroi juve dhe te tjerve futbollist Shqipetar mundesin per ta shfaqur talentin ne futboll qe e keni. Ju lumt,ndjehemi krenar si Popull i vogel qe jemi, e qe kemi kaq lojtar te Medhenje si ju. Perndryshe po te jetonit ne Shqiperi ose Kosove nuk do t'iu lejonin matrapazet e futbollit te sojit te Armando Dukes te shkelqeni ne kete menyre. Suksese....

Vushtrria18.09.2012/13:31

E lexova nje koment te njefar SELIMIT se ju paskeshit than para mediave zvicerrane se ndjeheni 80 zvicerran e 20 shqipetar. Une nuk shoh dicka te keqe ketu, sepse Zvicrra eshte vendi qe ua ofroi juve dhe te tjerve futbollist Shqipetar mundesin per ta shfaqur talentin ne futboll qe e keni. Ju lumt,ndjehemi krenar si Popull i vogel qe jemi, e qe kemi kaq lojtar te Medhenje si ju. Perndryshe po te jetonit ne Shqiperi ose Kosove nuk do t'iu lejonin matrapazet e futbollit te sojit te Armando Dukes te shkelqeni ne kete menyre. Suksese....

Lumi18.09.2012/13:19

O Granit, ta hangshin .... ty edhe mu te gjithe ata qe te quajne tradhetar. Keta nuk jane njerez tjere perveq disa matrapaz, komandanta te Bllaces qe hiqen si patriota "me bateria" te cilet ende kane nostalgji per kohen e komunizmit dhe te shkinise. E sa i perket atyre te Shqiperise, kur te behen ata te na tregojne neve per patriotizem une kam me u ba prej Banglladeshit. Po cfare patriotash ata kur ende i martojne vajzat me Shkije e per nje cope buke ua japin edhe grate Italianeve e Grekeve. Ti je me i miri dhe po te isha une ne vendin tuaj jo nje por 5 gola ua kisha jap atyre mutave.

DIASPORA18.09.2012/13:15

O GRANIT MOS U MERAKOS HIQ SE NE SHQIPTARE JEMI PO ATA QE ISHIM! NJERZIT ME VLERA VET I SHFAROSIM HISTORIKISHT DIHET. RAST I FRESKET E KE PACOLLIN QE PO DOJNE ME JA NXJERR SYT NJERIT, ME PARE TE VETA KA SHKU NGA CH ATA DOJN ME HANGER TE GJALLE. KSHYRE VLLA KARRIEREN TANE DHE INTERESIN TEND KE ME QENE MA I RRESPEKTUAR.

Trendelina18.09.2012/13:08

"Qysh asht vendi , bahet Kuvendi" e thote Kanuni. Hiquni akuzave banale. Lereni djalin Graanit Xhaken rahat. I mire eshte. PIke.

Bajrami18.09.2012/13:08

Te nderuar komentues e bashatdhetar,

mos shkruani "po flas per gjithe Shqiptaret e Kosoves" apo "gjithe Kombi eshte me ty" kurse nuk eshte keshtu. Keto komente e tregojne me se miri intelektin juaj

Bajrami18.09.2012/13:05

Granit, te lumte se ja arrite qellimit! Gjithe keta komentuesit i ke bere per veti me genjeshtrat e tua! Per Lorik Canen jam krenar, sepse qe 10 vite e prezanton kombin e veti ne menyre shembullore dhe jem gjithcka per te brenda dhe jashte fushes. Ti vetem shet fjale dhe me veprimet e tua e tregon te verteten

xhevdetgrainca18.09.2012/13:05

ju dhe familja juaj duke e perfshir edhe xhaxhain tend Sevdaimin jeni krenaria e popullit Shqipetar,dhe ne jemi me ju dhe do ti gezohemi sukseseve tuaja dhe te gjithë lojtarve tjere qe janë Shqipetar

Ac Milno18.09.2012/12:57

Së pari rrespekt dhe përshendetje Granit Xhaka kam nderin që të shkruja kët koment,Mendimi im ësht se sja vlen me mundu veten aq shum duke i shkruar letër kti populli që ësht zhytur deri ne fyt me politizim e nuk shikojn pak futboll ndërkombtar e nuk hulumtojn aspak për talentat shqiptar që gjenden ane e mabn europes po i marrin do "talenta" ahahaha që jan ne shqipri që jan të kurruptuar prej federatës futbollit e derit në pastrusi në kët kombtare. E kqyrin gjej arsyje jo Graniti jo Valoni jo Shaqiri tradhtar nuk mundohen aspak me i shiqu e me dhën maksimumin e mu permisu me lujt sadopak futboll se nuk din as të pasojn ase të krosojn e le mo per driblime. Të pershendes nga zemra je me i mir kqyre jeten tënde mos u merr me letra tkota se sja vlen. Mer rrespekt.

teuta18.09.2012/12:57

O Granit,
Nuk ke nevoje te shfajesohesh per asgje! Kriminelt si Dokoviqi duhet te skuqen per krejt situaten e krijuar.
Ti dhe shoket e tu jeni e ardhmja e shqiptarise. Suksese!

gjakova18.09.2012/12:55

I dashur Genti,
Ashtu si te gjithe gjithashtu dhe ne jemi ne krahun tend. Na ben krenar qe kemi gjak shiptari, dhe mos e zgjasim je 1sh.

Rrespekt dhe nderim per ty GJAKOVA e kuqe.

Arjan Kondi18.09.2012/12:52

Mos ke merak o Granit.Pas absurdit qe ndodhi i gjithe opinioni sportiv e intelektual ishin me ju.Kjo qe ndodhi ju u ka ba shume nder sepse kthjelluan para opinionit se kush jeni ju dhe kush eshte Armando Duka qe e ka marre peng futbollin shqiptar dhe qendron ne ate deyre vetem per faktin sei ka dhene Mishel Platinise, nje kundershtari te futbollit te Kosoves.Ju vazhdoni ne rruegn tuaj per t'i bere nder vehtes tuaj, familjes, kombit shqiptar, Kosoves, por edhe Zvicres ku jeni rritur dhe edukuar, nje shtet mik i Shqiperise e Kosoves.

selim18.09.2012/12:52

Granit Xhaka ndryshe shprehet ne mediat e Zvizres e ndryshe shprehet ne ato shqiptare. Eshte turp te besh deklarata ne mediumet zvizrane p.sh. "ndjehem 80 perqin zvizrran e 20 perqin shqiptar" dhe te shes patriotizem ne ato shqiptare, si ne kete leter.

sami18.09.2012/12:52

te lumte dhe te prift fati gjithmon se nuk te duhet arsyje pershendetje nga ternoci i madh

limi18.09.2012/12:51

Granit po me duket e pa nevojshme qe ti drejtohesh me kete leter opinionit se vetem do fare patriotesh interesgji dhe disa naiva te kan gjykuar,Une jam krenar me ty dhe me shoket e tu.Jam nje luftar i vogel i qeshtjes se madhe te luftes se fundit dhe te uroj suksese, se fundja ti luan per nje kombtare shkaku i ketyre pseudopatriotave

sabri mujota18.09.2012/12:51

o granit o mos tanin se sidomos mu me kini pelqy shum deshjen qe e lujt po ata njerz qe ju krtikojn qe jan me emna te mdhaj ju kamet marak qe sun vjedhen lek pejtej po ju djem qe luni per helvtik zoti ju nimoft e rug et bar ju qoft se met vertet ju adhuroj shum se vet e kam djalin qe lun per ni ekip e taht ku peshohin ku po mrin shiptart e kosoves po jujet marak veq vazhdoni mos u nalni se une jam anen e juve.shaqirit granitit mehmetit gjemalit.valonit rrug e bar ju qoft.zoti ju dimoft tugn.tung.s.m.

erdon18.09.2012/12:50

ata 12 mij veta që ju thoshin këtyre tradhtar në të vërtet ata jan vet tradhtar sepse po të ishin aq patriot ata 12 mij veta do të duhej tëë protestonin për largimin e Dukës nga FSHFja por ja që edhe pse e murrum vesh se kush është ai që nuk i pranoj këta talenta as një protes dhe as një gjë nuk ndodhi.

ismaili18.09.2012/12:47

Je ambasador i vertet i mbare kombit shqiptare fare mos te bejne pershtypje komentet e serbofileve sepse i tille eshte Armend Duka

Prekazi18.09.2012/12:47

I dashur Granit,
I gjith kombi Shqiptar eshte krenar me ty,dhe me lojtaret tjer qe luajn per perfaqsusen e zvicrres,
letra jote eshte shum emocinale,dhe ke ber mir qe e ke publikuar,edhe pse shumica te njohin ty.por per ti demaskuar ata qe per lek jan ne gjendje,mi shit ndeshjet,dhe komtaren e vet.
Tifozat kuq e zi jan me ty.

Llapi18.09.2012/12:46

Mos e lodh veten, koncentrou në Karieren tënde dhe na bë edhe ma Krenar.., ata që flasin pa lidhje janë vetëm Dështak.. Që skan mund kurr me arrit diqka në jetë,dhe sdo të mundin kurr. Wir sind ALLE stolz auf DICH und deine Mitspieler.DANKE ,Ihr macht uns stolz in aller Welt.

beli18.09.2012/12:46

ju lumt z. granit krenohem me fjalet e tua kam rrespektin tuaj dhe shokve tu do te deshiroja qe nji te ardhme te shkurtur te shof veshur fanelen e shtetsis se kosoves

Agroni18.09.2012/12:45

Me vjen keq per kete leter, pasi qe Granit Xhaka ndryshe shprehet ne mediat e Zvizres e ndryshe shprehet ne ato shqiptare. Eshte turp te besh deklarata ne mediumet zvizrane p.sh. "ndjehem 80 perqin zvizrran e 20 perqin shqiptar" dhe te shes patriotizem ne ato shqiptare, si ne kete leter.

i drejti18.09.2012/12:42

O Granit Xhaka, nuk ke gabu qe ske lujt me kombetaren e ... t te armand dukes, besa edhe me disa futbollista pseudopatriot, Ti ke gabu qe e ke shkru kete leter,se ne nuk kuptojme fjal, ne mndojme qe graniti po frikesohet e per kete ka shkru leter, e kam lexu nje shkrim te nje politikani te madh qe ishte edhe ne ndihme te popullit shqiptar, ku i ka cek fjalet e gjakpirsit shqiptar, thote SHQIPTARET E KUPTOJNE VETEM DHUNEN,fatkeqesisht esht e vertet, Granit nese don t fitosh kunder shqipes te ndihmon vetem INJORIMI,se ska tjeter, edhe une jam jasht e kam nje djal, dhashte i madhi ZOT qe te jete ne rrugen e juaj,se kurr shqipja djem si ju ska pas, nese akoma kjo klik, edhe nese ai don un nuk do ta lejoj te luaj per kriminel, flm redaksi.

Mirani18.09.2012/12:39

Pershendetje per ty Granit dhe per Familjen tende, po te shkruaj si nje Qytetar me ndjenje te lat kombetare dhe me vetedije te plot qka don te thot te jesh Kombetar, te them sinqerisht se kjo Leter qe ti ke postuar me beri te qaj po ne te njejten koh me beri te ndihem edhe 100 her ma shum Krenar me ty, te ndihem Krenar qe te percjelli gjdo dit, te adhuroj gjdo dit dhe te deshiroj po thuaj se gjdo dit vetem suksese dhe mbi te gjitha shum Fat e shum Shendet. Ti dhe shoket tjer qe luani per Zvicerr nuk duhet kurrsesi te ndjeheni fajtor, sepse ju lindet u rritete dhe u formuat ne Zvicerr, dhe mos te Harrojm ore Vellezer se shteti Zvicerran eshte nje nder shtetet me Mike dhe me Bujare qe ka pas historija jon Kombetare. Keshtu qe ne duhet te gjith pa dallim te jemi krenar me kta djem te mrekullushem. Zoti e bekoft Granit Xhaken dhe Familjen e ti, Zoti e bekoft Kombin Shqiptar, me Nderime dhe shum Respekt.

Agim Begolli18.09.2012/12:39

kam respekt per shqiptaret qe luajn per zvicrren e psaqerisht per granitin e shaqirin ti granit ndieju krenar qe je shqipetar dhe mos i ngo fjalet e nje grekofili qfar eshte armand duka ai edhe emrin nuk e ka shqip po e ka greqisht ai eshte nje grek e kukuku per kombtaren kuq e zi se ken e ka ne krye te fshf tmerr aaa katastrof eshte me rrespekt Agimi nga Helsinki i Finlandes

Mentor Avdyli18.09.2012/12:37

Granit, ti dhe djemt e tjere te Kosoves qe po luani aq bukur dhe po na gezoni pa mas me paraqitjet tuaja burrerore mos e keni dert qe disa persona te frustruar leshojne nga nje fjale jo te mire, ka edhe te atille qe deshirojn te krijojne pengesa ne mes popullit tone...edhe ne FSHF ka te atill qe nuk i duan Kosovaret ne kombetare por jane shume pak dhe nuk do arrijne me permbys patriotizmin qe kane kosovaret per kombin, e ju o djemt me te bukur dhe me te mire te Kosoves sone Ju Granit, Blerimi, Valoni, Xherdani, Admiri, Nikçi, e shume te tjere qe spo mund ti permend te gjith jeni krenaria jone, sepse nuk behet lufta vetem me arme, por edhe keshtu si po beni ju me punen tuaj...mos ke dert per ato qe jane thene, 99 e shqiptareve ju admirojne vellau jone i vogel, vetem vazhdoni te ngriteni ne profesionalizem, ndihmone futbollin Kosovar sepse kur te vije dita ju presim ne reprezentacionin e Republikes se Kosoves, OK, ju presim...tash ti je i pershendetur nga atdhetaret tuaj, respekt

Kastriot F18.09.2012/12:35

jo me fjale e me tshkrume tletrave o Granit po me vepra, pamvarsisht se qa po thu, ti ki mujt me lujt per shipnin e qathere skishe pas nevoj me shkru kurgjo mo e as me bo be qi je patriot shiptar.

Tonnino18.09.2012/12:34

Hajt baco grahi punes ti e nderto karieren tende te shkelqyshme, e lej ata ne KS se qka thone per juve, ata jane mesue mu marre me thashetheme se zaten edhe tjeter pune nuk kane, dalin ne kafe 34 ore me nje makiato edhe ja u nisin si grat e keqija fjaleve derisa ti perzen i zoti i kafes. Shume suksese per ty dhe gjithe ata djelmosha ketu ne Zvicer qe jeni krenaria e kombit.

toli18.09.2012/12:31

MOS TE NDIN PER KETE GJE BRE BURRE SE SJA VLEN ME KERKUE FALJE.
PO CKA KA BERE SHQIPERIA PER TY OSE KOSOVA?! TASH E 20 VJET SHQIPERIA ASGJE NUK KA BERE PER VETEN, KOSOVA QE 13 VITE KA MBETUR NE BALTE, ME HAJNI, KORRUPSION, KRIM TE ORGANIZUAR, JO PROFESIONALIZEM, NEPOTIZEM, MAGARLLEK ETJ.

adrian vitia18.09.2012/12:28

mete vertet shum mir ke ba qe luan per zvicren mevje keq per lojtaret e shqipris po aspak jo per kryesin se nuk kan ba asgje per talentet shqiptar bile edhe kan kerku para per te inkuadrur ne ekip po marre duhet me i ardh ati dukes aj veq fjal kish po jo pun te lumt ty granit e behramit shaqirit jeni nje imazh i mir ketu per gjith shqiptaret e te gjith ju duam

Agim18.09.2012/12:26

Shpresoj se Graniti do te lexojë kët koment. Behu Krenar qe je shqipëtar pa marr para sysh se per qfar shteti luan..Fal Ty, Xherdanit, Valonit, e shum te tjereve u dhat imazhin me pozitiv qe eshte e mundur,te gjithe shqiptarve ketu ne Zvicer kurse tani po vazhdoni ket edhe ne klubet she shtetet me prestigjioze ne evropë. Ishit dhe do te jeni ambasadoret me te devotshëm per Kosoven dhe Shqiptaret ne pergjithësi, vazhdoni te luani hobin tuaj siq keni luajtur gjer me tani..Te gjith shqipetaret duhet te ju jene mirenjohës. e sa i perket tifozeve sigurisht se ne nje te ardhme te shkurte da ta kuptojne rendesine e të qenit shqiptar dhe te mbash fanelen e nje shteti tjetër. Me rrespekt Agimi Geneve.

lyon18.09.2012/12:20

MU MA MERR MENDJA QE ATA QE I QUAJN KTA DJELMOSHA TRADHTAR ATA JAN TE QMENDUR SEPSE VLEN TE SHIHET NDESHJET E TYRE KUR I LUAJN DHE KUR SHENOJN ATA GJITHNJE FESTOJN ME SHQIPONJE TE KETA DJELMOSHA NE QDO VEND SHIHET ATEDHEDASHURIA E TYRE QE KAN PER KOMBIN E VET E JU QE I KRITIKONI PER QELLIME PERSONALE MUND TE JU THEM SHLIR SHKONI RRS RRS

Arbeni18.09.2012/12:19

po s'ia vlen o granit xhaka, te kerkosh falje!
Kujt i kerkon falje se ky popull se meriton dot...ZATEN ASNJE POPULL S'E MERITON PO KY EDHE ME PAK

SE NE KETE POPULL ZOTERON NJE PATRIOTIZEM I RREME, si cdo patriotizem zaten, po te ky shqiptar edhe me shume.

Patriotizmi i ketij populli eshte patriotizem M. si cdo popull zaten...po te ky i yni edhe me M.

iber18.09.2012/11:50

Fare mos ta nin ne jemi me ty. Budalle ka gjithka e te na po me duket me se shumti.

1000  Karaktere
Prishtinė 14°CI kthjellėt
Tiranė 14°CI kthjellėt
Shkup 17°CI kthjellėt
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell