• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Drita ndal Prishtinën, Hysi e Besa shënojnë fitoret e para

Publikuar: 16.09.2012 - 21:44

Gjilan, 16 shtator - Kampionia e Kosovës, Prishtina nuk ka arritur më shumë se një barazim në ndeshjen e javës së pestë të Raiffeisen Superligës kundër Dritës (1:1), të dielën në Gjilan. Për Prishtinën ky është barazimi i parë pas katër fitoreve rresht në katër javët e para të këtij edicioni. Edhe pas kësaj jave, Prishtina mbetet lidere me 13 pikë të tubuara, dy më shumë se Trepça '89, në pozitën e dytë, dhe Drita e treta me 10 pikë të tubuara.

Prishtina e përfundoi pjesën e parë të takimit me epërsi 1:0, falë golit të Florim Berbatovci, në minutën e 20-të, kurse gjilanasit barazuan në minutën e 51-të me anë të Ismet Cakës.

Në Merdarë, skuadra e Hysit e ka shijuar fitoren e parë këtë edicion në Raiffeisen Superligë. Hysi të dielën, në ndeshjen e javës së pestë, mposhti skuadrën e Hajvalisë me rezultatin 3:0. Edon Zeqiri (11', 13') dhe Përparim Islami (88') me golat e shënuar i dhanë skuadrës së Hysit fitoren e shumëpritur.

Fitoren e parë në këtë edicion të garave e regjistroi të dielën edhe një ish kampione e Kosovës, Besa e Pejës, e cila me këtë arriti të braktisë pozitën e fundit në tabelë. Besa sot në Pejë korri fitore ndaj Ferronikelit 2:1.



Raiffeisen Superliga - V

E diel

Drita - Prishtina    1:1

Hysi  - Hajvalia    3:0

Besa  - Ferronik    2:1



E hënë

Drenica - Vëllaznimi    (16:00)

E premte

Trepça '89 - Kosova     2:0

E shtunë

Liria - Trepça    0:0

Komente (1)

luan17.09.2012/11:36

ENDER E KA ARBNOR MORINA TE JET TRAINER I FC PRISHTINES !

1000  Karaktere
Prishtinė 32°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 32°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 36°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell