EULEX-i në Gjilan ndihmoi stadiumin e qytetit

Artikujt tjerė
- EULEX-i në Gjilan ndihmoi stadiumin e qytetit
- Morina ia siguron fitoren Heliosit
- Shaqiri: Nëse Kosova bëhet me kombëtare, do ta rishikoj angazhimin për Zvicrën!
- Trepça, e fundit në turneun turk
- Besa humb në Banjallukë
- Florian Loshaj firmos me Genkun
- Bajrami i pafat, humb fillimin e eliminatoreve
- Darbellay: Secili ka të drejtë ti ketë rrënjët e veta
- Azemi, sulmuesi i fuqishëm i Fürthit
- Besa premton angazhim, jo edhe rezultat të denjë
Gjilan, 9 shtator - Misioni i EULEX-it në Gjilan, pak para largimit është treguar zemërgjerë. Ky mision tashmë ka ndihmuar disa drejtori me kompjuterë dhe gjëra tjera të nevojshme si inventar e infrastrukturë.
Veton Nevzadi drejtor për Kulturë e Sport tha se EULEX-i ka ndihmuar këtë drejtori dhe në veçanti ka ndihmuar stadiumin e qytetit në Gjilan. Objekti i stadiumit ku ndodhet zhveshtorja, sallat për ligjërata dhe trajner e arbitra është ndihmuar me pajisje, si banka e tavolina, mjete për fikje të zjarrit dhe një kontejner të madh, tha Nevzadi për Rajonipress.
Nevzadi shtoi se kjo ndihmë e ka pajisur me infrastrukturë edhe ashtu të varfër stadiumin e qytetit. Sipas tij, ky objekt ka përfituar nga EULEX edhe një teknologji për vendosjen e kamerave. Drejtori komunal për Sport tha se stadiumi i qytetit, pas rregullimit të fushës, me këtë ndihmë bëhet edhe më i sigurt në rastet e ndryshme të sulmeve apo huliganizmit. Ne i jemi mirënjohës EULEX-it sepse ka qenë dëshirë e tyre që të përzgjedhin pikërisht objektin e stadiumit të Gjilanit, përfundoi Nevzadi.








