• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Ka bërë bum në “Youtube”, Adrian Morina sonte në ZDF (video)

Publikuar: 02.09.2012 - 19:05

Shqiptari i ri nga qyteti Rorschach, Adrian Morina do të shfaqet sonte drejtpërdrejtë në televizionin gjerman ZDF, në orën 23.00. Ai është ftuar në emisionin “Akutaliteti në Arenën Sportive” pasi që është bërë protagonist i një videoje mjaft interesante në “Youtube” me mbi 14 mijë shikime. Futbollisti i ri, me babanë shqiptar dhe nënën italiane gjuan me një top futbolli objektivat e vendosura. Ai arrin të fusë topin madje edhe në një rrotë automobili në lëvizje, njofton Albinfo.

Po ashtu, nga një distancë madhe Adriani arrin në mënyrë akrobatike të godasë shishet e plastikës, shkruan më tej gazeta e njohur zvicerane “St.Galler Tagblatt”.

Shtatëmbëdhjetëvjeçari do ta sfidojë sonte live trajnerin e klubit Borussia Dortmund, Jürgen Klopp, me gjuajtje në portën në mur.

Siç shkruan gazeta gjermane, paraqitjet e Adrian Morinës janë në kufirin e legalitetit. Ky i ri është inspiruar nga francezi Rèmi Gaillard. Ky talent futbolli është i njohur me goditje e tij fërkuese që për pak sa nuk kalojnë kufirin e legalitetit. Po kështu vepron edhe Adriani, cili godet me një top futbolli trenin në lëvizje.

 



selatin.gashi04.09.2012/09:20

shum bukur vetem vashdo keshtu te gjith shqiptaret kudo qe jane krenohen me ty Sukses

mirketa dermaku03.09.2012/21:44

bravo shum per djaloshin

Melos Mustafa03.09.2012/16:27

I mahnitshem

Melso Mustafa03.09.2012/16:26

I Mahnitshem

dini02.09.2012/20:31

brravo

1000  Karaktere
Prishtinė 29°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 29°CI kthjellėt
Shkup 31°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell