Xhudistëve kosovarë iu lejohet paraqitja edhe në gara evropiane

Artikujt tjerė
- Pa pushim mes xhirove të Superligës
- Përzgjedhësi i beson Bajramit
- Shaqiri vlerëson futbollin gjerman
- Beqiraj i gëzohet pjesëmarrjes së dytë në Champions
- Nga futbolli i rrugës në përfaqësuese
- Xhudistëve kosovarë iu lejohet paraqitja edhe në gara evropiane
- Eliminohen Xhaka e Gashi
- Kukeli në kombëtaren shqiptare
- Bajrami kthehet në përfaqësuese
- Prishtinës i intereson rezultati, jo loja e bukur
Prishtinë, 30 gusht - Xhudistëve nga Kosova iu është lejuar paraqitja në garat që organizohen nga Unioni Evropian i Xhudos (EJU). Në garat evropiane, xhudistët kosovarë do të paraqiten me flamur të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos ((IJF). Këtë e ka bërë të ditur të mërkurën Federata e Xhudos e Kosovës (FXHK). Federata e Xhudos e Kosovës më 20 prill është pranuar me të drejta të plota në IJF. Por, përkundër pranimit në Federatën botërore, EJU-ja nuk ka bërë ndonjë hap drejt pranimit të Kosovës. Unioni evropian drejtohet nga rusi Sergey Soloveychik, që nuk ka treguar interesim për integrimin e xhudos kosovare në institucionin që drejton.
Megjithatë, lejimi i paraqitjes në gara të EJU-s, ani pse me flamur të IJF-së, nga drejtuesit e xhudos kosovare vlerësohet shumë i rëndësishëm.
Deri më tani xhudistët nga Kosova nuk kishin fare të drejtë të paraqiteshin në garat që i organizonte EJU-ja. Paraqiteshin vetëm në garat e nivelit botëror, me flamur të IJF-së. Pas pranimit të plotë në IJF, xhudistët kosovarë në gara botërore do të paraqiten me flamur të Kosovës.
Pra, EJU-ja ka mbetur një hap prapa IJF-së, ka mundësuar paraqitjen që Federata Botërore e kishte mundësuar tre vjet më parë.
Më shumë sot në Koha Ditore










riki30.08.2012/11:40
po po me shku po shkojn po me arrit nuk po arrin kurgjo