• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Shaqiri zbulon “fajtorin” për golat e Manxhukiqit në Bayern

Publikuar: 26.08.2012 - 20:47

Zagreb, 26 gusht - Xherdan Shaqiri e ka zbuluar fshehtësinë pse lojtari kroat Mario Manxhukiq po fut shumë gola në fillim të këtij sezoni me ekipin e Bayernit. Bashkëlojëtarët i hedhin kripë në gotën e apo shishen e ujit mineral gjatë kohës sa ai nuk sheh! Xherdanin e ka ndalur një gazetar i gazetës Blick ndërsa gjatë kohës së dhënie së intervistës, lojtarët vazhdimisht e ngacmonin, andaj gazetari i interesua se a është gjithnjë kështu hareshëm në zhveshtoren e Bayernit, transmeton Veçernji list i Zagrebit. Shaqiri u përgjigj në mënyrë mohuese. “Argëtohemi shumë”, i tha ai gazetarit zviceran, të cilin e interesonin hollësi të tjera pikante.

“Kjo mbetet mes nesh”, ishte përgjigja e Shaqirit, i cili megjithatë në fund zbuloi një hollësi dhe tha:

“Ja për shembull, gjatë ngrënies së ushqimit njëri tjetrit i hedhim kripë në ujë mineral por pa u vërejtur. Kështu ia bëjmë Mario Manxhukiqit, ta zëmë!”, ka thënë Shaqiri.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 15°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 15°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 22°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu