• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Xhaka është mësuar të luftojë për tituj

Publikuar: 24.08.2012 - 09:42

Mesfushori kosovar Granit Xhaka në dy stinorët e tij te Baseli kishte fituar dy herë titullin e kampionit të Zvicrës dhe një herë Kupën e Zvicrës. Ai te Baseli ishte mësuar të luftonte vetëm për tituj, ndërsa thotë se te Borussia Moenchengladbachu nuk flitet shumë për tituj. "Për mua është një dallim i madh - pasi në Basel luhet gjithmonë për tituj, derisa në Gladbach në vitet e fundit më tepër është luftuar për mbijetesë. Mund të dallohet edhe në mentalitet apo edhe si mendojnë lojtarët. Ne duhet të mendojmë nga ndeshja në ndeshje. Nuk duhet të flasim shumë për tituj. Nuk duhet të flasim shumë për synime ndërkombëtare e gjëra të tilla. Por, unë nuk njoh këtë. Në Basel kam luajtur gjithmonë për tituj dhe kam folur për tituj. Këtu jam i vetmi - me përjashtim të Alvaro Dominguezit e Luuk de Jongut - që ka luajtur në gara ndërkombëtare. Ne po provojmë që lojtarëve të rinj t'iu bartim një mentalitet tjetër, ndoshta t'i bëjmë edhe lojtarë fitues", ka thënë Xhaka 19-vjeçar, në një intervistë për "20 Minuten". Xhaka te Moenchengladbachu është transferuar këtë verë nga Baseli për 8.5 milionë euro, shkruan sot “Koha Ditore”.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell