• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Beqiraj u fjalos me trajnerin, deshi të largohej nga skuadra

Publikuar: 24.08.2012 - 09:41

Zagreb, 24 gusht - Sulmuesi kosovar Fatos Beqiraj ka pasur një zënkë të madhe me trajnerin e tij te Dinamo e Zagrebit, Ante Çaçiq. Kështu kanë raportuar të enjten mediumet kroate. Beqiraj në ndeshjet e fundit nuk është paraqitur në përbërjen bazë të gjigantit kroat. Pasi të martën mbrëma kuptoi se nuk do të startonte në ndeshje kundër Mariborit, reprezentuesi i Malit të Zi deshi të largohej nga karantina ku ishte vendosur Dinamo. Ai megjithatë hoqi dorë nga kjo ide. Kështu ka shkruar sajti "24sata.hr".

"Çaçiq në përbërjen startuese e vendosi Çopin e jo Beqirajn. Fatosit kjo nuk i pëlqeu. Beqiraj deshi të lëshonte karantinën para ndeshjes, por megjithatë ndërroi mendje" ka shkruar sajti kroat. Sipas raportimit, Beqiraj deshi të largohej për shkak të inatit, shkruan sot “Koha Ditore”.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 13°CShi i lehtė
Tiranė 13°CKryesisht me vranėsira
Shkup 18°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu