Nesër nis edicioni 2012-2013 i Superligës së Kosovës në futboll

Artikujt tjerė
- Nesër nis edicioni 2012-2013 i Superligës së Kosovës në futboll
- Rrugëtimi mahnitës i Shaqirit deri te gjiganti gjerman
- Luan Krasniqi, nga boksieri në maratonist
- Suedi, ende pa vendim për faljen e stadiumit "Rasunda"
- Hetemaj, i lumtur për golin
- Shefki Kuqi, rekordist për numrin e skuadrave të ndërruara
- Sigkos bëhet sponsor i Bashkimit
- Cana: Të respektohet pesëshja shqiptare e Zvicrës
- Shqipëria, mundësia e vetme për lojtarët e Superligës
- Hitzfeld: Talenti i Shaqirit është fantastik
Prishtinë, 20 gusht - Trajneri i Prishtinës, Ejup Mehmeti, e favorizon skuadrën e tij në luftë për titull të kampionit të Kosovës në futboll. Mehmeti përmend disa arsye, që sipas tij e bëjnë Prishtinën favorite absolute për të fituar sërish garën me skuadrat tjera të Raiffeisen Superligës. Por, Mehmeti nuk është i vetmi që mendon se Prishtina në fund të edicionit 2012-2013 do të shpallet kampione. Njëjtë mendojnë të gjithë trajnerët e skuadrave të Superligës. Në bazë të vlerësimit të trajnerëve, Prishtina është favorite absolute për të fituar titullin.
Në vitet e kaluara nuk ka ndodhur asnjëherë që të gjithë trajnerët të vlerësojnë vetëm një skuadër si favorite.
Edicioni 2012-2013 i Superligës së Kosovës në futboll nis të martën. Prishtina mbrojtjen e titullit e nis të mërkurën në shtëpi, kundër Trepçës. Skuadra e kaltër nuk bëri hapje të mirë të edicionit. Para një jave u mposht nga Trepça '89 në ndeshjen për Superkupë. Kjo nuk e tremb aspak trajnerin e ri, Ejup Mehmetin.








