• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Pulsi *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 187 *** 22:20    Dokumentar: “Njerëzit dhe kujtimet flasin” *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Berisha nuk beson që ka pranuar shtatë gola

Publikuar: 15.08.2012 - 10:42

Portieri kosovar i Kalmarit suedez, Etrit Berisha, ka thënë se është hera e parë në karrierë që ka pranuar shtatë gola në një ndeshje.

Reprezentuesi i Shqipërisë ka theksuar se ende nuk është duke besuar se është mposhtur plot shtatë herë brenda 90 minutave. Kalmari në fundjavë u mposht nga kampioni në fuqi i Suedisë, Helsingborgu, me rezultatin 7:2. Berisha në këtë ndeshje shënoi një gol nga penalltia. "Ka qenë e vështirë për mua dhe diçka e re në karrierë. Unë ende nuk po mund të besoj se si kemi humbur me rezultatin 7:2. Ata luajtën lehtë, me një ose dy prekje kalonin mesfushën tonë dhe vinin në rast për gol gati çdo minutë. Ne kishim një ditë të keqe", ka thënë Berisha të martën për "barometren.se". Për Helsingborgun luajnë Ardian Gashi e Loret Sadiku.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 25°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 25°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 30°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė27°CMe diell
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe diell