Shqiptarëve të Zvicrës u kërkohet të këndojnë himnin

Artikujt tjerė
- Hetemaj, i lumtur për golin
- Shefki Kuqi, rekordist për numrin e skuadrave të ndërruara
- Sigkos bëhet sponsor i Bashkimit
- Cana: Të respektohet pesëshja shqiptare e Zvicrës
- Shqipëria, mundësia e vetme për lojtarët e Superligës
- Hitzfeld: Talenti i Shaqirit është fantastik
- Xhaka, futbollisti i pjekur herët
- "Kikboksi është si shahu"
- Trepça provon dy amerikanë, nuk sqarohet me Hajrizin
- Rexha udhëheq sulmin e Vllaznisë
Split, 14 gusht - Përzgjedhësi i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, sërish ka vlerësuar lart futbollistët shqiptarë që janë pjesë e përfaqësueses "helvetike". Por në Zvicër ka edhe të tillë që vlerësojnë se kontributi i futbollistëve shqiptarë në fushë të blertë nuk është i mjaftueshëm. Kërkojnë që ata të këndojnë himnin e Zvicrës para ndeshjes, që deri më tani nuk e kanë bërë.
Pjesë e përfaqësueses zvicerane janë pesë futbollistët shqiptarë: Valon Behrami, Blerim Xhemajli, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka e Admir Mehmedi. Zvicra të mërkurën (sot) luan miqësore me Kroacinë në Split (20:30).
Në një shkrim të publikuar në gazetën e njohur zvicerane, "Blick", Josef Hochstrasser, biograf dhe shok i Hitzfeldit, ka kërkuar që të gjithë futbollistët, përfshirë edhe shqiptarët, të këndojnë himnin e Zvicrës. Ai ka përmendur rastin e Granit Xhakës, që kur iu kërkua të këndonte një këngë nga bashkëlojtarët e tij në Borussia Mounchengladbach, këndoi himnin shqiptar.
"Që dikush e ruan prejardhjen është fenomenale. Xhaka thotë se 20- përqindëshi i tij i përket Kosovës. Por, mbetet 80 për qind. Kjo i takon Zvicrës, siguron talenti. Ai megjithatë nuk këndon himnin zviceran. Ai nuk ka gjetur kohë për ta mësuar rrjedhshëm himnin zviceran. Por këtë nuk ia beson askush", ka shkruar Hochstrasser në "Blick". Në artikull shkruan se ai që merr nderin të përfaqësojë Zvicrën duhet të detyrojë veten të këndojë himnin e këtij vendi. Madje të jetë bindës sa të gjitha fjalët t'i këndojë me melodi dhe me zemër.
"Njëmbëdhjetë futbollistët në fushë me këndimin e himnit tregohen falënderues për përzgjedhjen. Pikërisht lojtarët: Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Admir Mehmedi e Eren Derdiyok, japin një shembull të fortë për gatishmërinë për integrim, nëse këndojnë rrjedhshëm himnin e Zvicrës".
Ndërkohë, përzgjedhësi Hitzfeld ka folur vetëm për aspektin sportiv. Ai ka njoftuar se futbollistët shqiptarë do të udhëheqin sulmin në ndeshje me Kroacinë.
"Derdiyok është i lënduar, ndërsa në vend të tij do të luajë Admir Mehmedi. Granit Xhaka do të luajë pas tij. Do të jetë formacion me një sulmues dhe një gjysmësulmues. Mehmeti është lojtar i shkëlqyeshëm, e ka dëshmuar këtë disa herë dhe nuk frikësohem se si do të duket kjo", ka thënë Ottmar Hitzfeld të martën në konferencë për shtyp. Titullar kundër Kroacisë në Split, pritet të jenë edhe mesfushorët Xherdan Shaqiri, Valon Behrami e Blerim Xhemajli.
"Shpresa të mëdha kemi edhe nga Shaqiri, që është plot entuziazëm pas kalimit në Bayern Muenchen. Atje nisi shumë mirë duke fituar Superkupën dhe mendoj se mund të përfitojmë nga dëshira dhe kualiteti i tij ", ka thënë Hitzfeld.
Më 11 shtator Zvicra e pret Shqipërinë në Luzern në kuadër të eliminatoreve për botërorin e vitit 2014.
Futbollistët shqiptarë vlerësohen bartës të lojës së Zvicrës. Nga të gjithë reprezentuesit, shqiptarët janë pjesë e klubeve më të mëdha. Dyshja Behrami - Xhemajli është pjesë e gjigantit italian Napoli, derisa Mehmedi luan te skuadra më e madhe ukrainase, Dynamo Kiev, shkruan sot Koha Ditore.


mergo15.08.2012/19:13
O Jeton te lumt goja se bash qashtu asht

jetoni15.08.2012/13:59
o pritne nipa te nipave shifni qfar patriota jan shqiptaret neper interneta qa po folni o njerz klika e qlirimtarve drenicaket naj nderruan kushtetuten e kaqanikut naj hjeken flamurin naj nderruan fen kan pruar vehabista ne ks e tani folin per keta djem qe mos te bejn ket apo ate shuni e mos beni propaganda bajate patriotike turp

agimi15.08.2012/11:53
Turp per ate qe e ndrojn kombesine.Ate jan tradhtar kombi dhe duhet te shikohen ashtu.

rida15.08.2012/10:37
Edhe ne Turqi, e SHBA ,kendohet himini i vendit te cilit i perket apo je i natyralizuar.
Çfar himni kemi kendu ne ish armaten jugoslave? Te armiqesum deri ne fyt me ta?!
Mbron ngjyrat e atije shteti, je deklaruar se je shtetas i atije shteti, çka tjeter??
Vetem mos te harrojne se jan shqiptar,e kan gjakun shqiptar, me dinjitet le ta mbrojne ate qe duhet ruajtur! Ata jan ne menuyre por nese ne mbrendishpirt jan vetevetja, ambasador tane!

X,përsoni analist e kritik i sportit.15.08.2012/10:24
Në londra 2012,kroatet më nenshtetsi franceze kampion në hendbollku lujtn ... abaqiq e që ishte me i miri e kendojë himnin francez pa asnjë problem, por edhe pse luajti kundra shtetit të vëtë kroacise.Gjysma e sportisteve në olimpiadë kanë qënë më nenshtetsi të shteteve të ndryshmë,dhë të gjithë e kanë kendue himnin e atij shteti që kanë bërë gara.Nese donë më tregue patriotizmin kurr nuk është vonë eja në mitrovicën e okupuar e duhët lënë prrallat më tupan të cilat nuk kanë asnjë mesazh që duhët të komentohët.

Futboll15.08.2012/10:17
o Faton lejav ket punë ta vendosin vet, te prekurit nga kjo deshir e Zvicranve.
Une mendoj se Zvicrani kishte me kendue himnin shqiptarë por me gjys zemre. Zvicranet kan vite qe i kan perbuzë Shqiptaret e tani kerkojnë qe tju kendojn himnin me zemer. Himnin, vargjet e te cilit shumica nuk e din as vet, cfar ironije.

faton15.08.2012/10:00
Zviceran me prejardhe Shqipetare.
Nese jan vendos e me marrjen e neneshtetesis edhe betue me qen Zviceran ateher edhe duhet me kendu Himnen e Zvicres.
Edhe ne ne Kosove ose ne Shqiperi e kishim pritur nga nje Zviceran te Shqiptarizuar











futbolli16.08.2012/20:26
Suksese djema..se shpejti per Kosoven ..