• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Pulsi *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 187 *** 22:20    Dokumentar: “Njerëzit dhe kujtimet flasin” *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Meha vazhdon shkëlqimin edhe në rol të ri

Publikuar: 13.08.2012 - 10:35

Paderborn, 13 gusht - Në stinorin e kaluar ishte një nga befasitë më të mëdha në skuadrën e befasive të Bundesligës 2. Falë performancës fenomenale të Alban Mehës, Paderborni luajti stinorin më të mirë në Bundesliga 2 të të gjitha kohërave dhe vetëm në xhiron e fundit dështoi të siguronte barazhin për inkuadrim në Bundesligë.

Gati sa nuk ishte një sensacion, siç ishte edhe ngritja e Mehës. Shqiptari i ardhur nga skuadra e Kategorisë së Katërt, Eintracht Trier, shënoi pesë gola dhe asistoi nëntë sosh. Ai pas Nick Proschwitzit ishte shënuesi i dytë më i mirë i Paderbornit.

Disa muaj më parë ai zgjati edhe për dy vite kontratën me Paderbornin, që e kishte të vlefshme deri në vitin 2013.

"Unë kam mundur të prisja, por nuk desha. Edhe pse janë larguar lojtarët kualitativë, prapë kemi një skuadër të mirë", thotë Meha, që nuk është pishman që ka vendosur të mbetet në skuadër.

Si asistimet ashtu edhe shënimet, Meha i bën sidomos nga situatat standarde. Ai është mbret i gjuajtjeve standarde, ekzekuton gati çdo goditje nga këndi, gjuajtje të lirë dhe së fundi edhe penalltitë. Ai i ekzekuton ato me sukses. Në nismë të stinorit kundër Hertha Berlinit, Meha shënoi nga penalltia, ndërsa ndeshja u mbyll me rezultatin 2:2.

"Përkundër ndeshjes së ngushtë, ai ka mbajtur qetësinë dhe ka shënuar", thotë trajneri Stephan Schmidt.

Në fitoren 4:0 të së shtunës kundër Bochumit, Meha shënoi golin e dytë nga një gjuajtje standarde.

Receta e 26-vjeçarit është një teknikë e perfeksionuar e goditjes. Topi fluturon lart mbi mur dhe më pas bie si gur në rrjetë.

"Po të përballej Albani me Cristiano Ronaldon, jam i sigurt, se Albani do të dilte më i suksesshëm. Jo në shpejtësi, por në precizitet", kishte thënë bashkëkombësi i tij, Enis Alushi, duke bërë një krahasim me yllin portugez të Real Madridit.

Meha në fazën përgatitore ishte shënuesi më i mirë i Paderbornit me 12 gola. Trajneri po e përgëzon.

"Albani është shumë i rëndësishëm për ne. Ai është teknik dhe ka një gjuajtje fenomenale", thotë Schmidt.

Forcat e Mehës kanë mbetur ato të vjetrat, por ka pasur disa gjëra të reja. Që nga 24 korriku ai është i martuar me Marijanën, unaza e artë po i shkëlqen në dorën e tij të djathtë. Edhe në aspektin sportiv ka një rol të ri. Ai tash e ka të sigurt vendin e titullarit, ndryshe nga stinori i kaluar kur u desh të luftonte për një vend në fazën përgatitore.

"Atëbotë erdha nga Kategoria e Katërt dhe gati të gjithë të tjerët kishin përvojë në Bundesliga 2. Tash pasi kam pasur një stinor të mirë në Bundesligë 2, kam përvojë dhe shumica e lojtarëve të rinj po vijnë nga kategoritë më të ulëta. Kam një status tjetër. Për mua kjo është vetëm pozitive. Po të mos kisha mundur të përballoja presionin, nuk do t'ia kisha dalë", vlerëson Meha.

Meha ka përballuar mjaft mirë presionin, andaj performancat e tij tani nuk janë befasi, shkruan sot “Koha Ditore” .



 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 22°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 22°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 28°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe diell
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe diell