• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Gëzimi i gëzon sllovenët

Publikuar: 18.07.2012 - 20:09

Domzhalle, 18 korrik – Basketbollisti i ri nga Kosova Gëzim Morina i ka gëzuar mbrëmë jo vetëm 2 000 shikuesit e tubuar në sallën e sporteve në qytezën Domzhalle, por edhe gjithë adhuruesit e basketbollit në Slloveni. Vetëm 3.5 sekonda para përfundimit të ndeshjes ka filluar aksioni i fundit i kombëtares sllovene në basketboll për moshat deri në 20 vjet, kurse Gëzimi e ka përfunduar me dy pikë në momentin kur është dëgjuar sirena për përfundimin e ndeshjes kualifikuese të Evropianit me kombëtaren e Turqisë. Sllovenia e ka fituar ndeshjen me rezultat 72:71 dhe kjo ishte fitorja e pestë në grup. 

Sipas mediumeve sllovene, trim i kësaj ndeshje ishte i vetmi anëtar i skuadrës Union Olimpia në kombëtaren sllovene, Gëzim Morina, duke shënuar në sekondën e fundit. Gëzimi gjatë kësaj ndeshje ka shënuar 11 pikë dhe ka pasur 6 topa të kapur në kërcime.

Sonte sllovenët takohen me Spanjën, e cila gjendet në vendin e tretë në këtë grup.

Në grupin E, ndërkaq, janë shënuar këto rezultate: Serbia - Greqia 89:69, Germania-Rusia 74:59 dhe Ukraina-Franca 62:75

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 16°CMe vranėsira
Shkup 20°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu