• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Bayerni nis të ushtrojë presion mbi Shaqirin

Publikuar: 06.07.2012 - 09:30

Munchen, 6 korrik - Për Xherdan Shaqirin, stërvitja e parë me skuadrën e Bayern Munchenit nuk ishte vetëm një aventurë e re, por edhe një sfidë shumë e vështirë. Krerët e skuadrës bavareze kërkojnë rezultate të menjëhershme në edicionin e ri, kurse trajneri Jupp Heynckes e ka porositur Shaqirin që të tregojë veten maksimalisht gjatë këtyre stërvitjeve. Heynckes e sheh Shaqirin 20-vjeçar, si një alternativë te Bayerni, pasi nuk beson se mesfushori kosovar mund të sigurojë vendin e titullarit.

"Tri herë kemi përfunduar në pozitën e dytë. Duam të rikthehemi menjëherë në krye dhe qysh në edicionin e ri të fitojmë titullin e kampionit", ishin fjalët e presidentit të Bayernit, Karl-Heinz Rummenige.

Trajneri Heynckes e ka përcjellë Shaqirin në dy stërvitjet e para dhe mënjëherë ka shfaqur vlerësimin për të. Shaqiri, pa përfunduar edicioni i shkuar, pati zyrtarizuar kalimin e tij te Bayerni nga Baseli për një dëmshpërblim prej 12.5 milionë eurosh. Heynckes e përshkroi Shaqirin si një "futbollist të rrugës që luan me intuitë". 

Më shumë në sot Koha Ditore 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 18°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 18°CI kthjellėt
Shkup 21°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell