• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Futbollistët Dallku e Curri në MKRS

Publikuar: 31.05.2012 - 16:37

Prishtinë, 31 maj - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z .Memli Krasniqi, ka pritur sot në një takim futbollistët nga Kosova që mbrojnë ngjyrat e kombëtares së Shqipërisë në

futboll, Armend Dallku dhe Debatik Curri. Dallku është po ashtu pjesë ekipit ukrainas Vorskla Poltavës, që bën gara në ligën superiore, ndërkaq Debatik Curri luan për ekipin turk Gençerbiligi, që po ashtu bën pjesë në ligën superiore.

Ministri Krasniqi ka uruar futbollistët për sukseset e shënuara duke thënë se të dytë janë shembulli më i mirë për punën e madhe, pasi që të dytë karrierën e kanë nisur në Kosovë. Ai shtoi se sukseset e tyre dhe të futbollistëve të tjerë nga Kosova kanë bërë krenar gjithë popullin dhe kanë shërbyer si frymëzim për shumë gjenerata të reja.

Ministri i njoftoi futbollistët me zhvillimet në futbollin e Kosovës, duke u ndalur

veçanërisht në vendimin e FIFA-s që të lejojë ndeshjet miqësore. por po ashtu edhe për gara brenda vendit.

Nga ana tjetër, futbollistët Dallku dhe Curri falënderuan ministrin për pritjen dhe vlerësuan angazhimin që po bëjnë institucionet e shtetit për zhvillim të sportit.

Ata premtuan se do të angazhohen për afirmim të sportistëve nga Kosova dhe për të ndihmuar në aplikim të përvojave më të mira në organizim të klubeve dhe garave.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 15°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 20°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu