Dënohen me burg liderët opozitarë rusë

Artikujt tjerė
- Dënohen me burg liderët opozitarë rusë
- Gëzimi i Breivikut gjatë atentatit
- Zhduket avioni rus
- Viti i ardhshëm vendimtar për Evropën
- Merkel "fajtore për suksesin e radikalëve grekë"
- Putin pas betimit luan hokej në akull (Foto)
- Atentat autokolonës së OKB-së në Siri
- Fyle: Zgjerimi, pjesë e zgjidhjes së krizës
- Sarkozy drejton takimin e fundit të kabinetit
- Tymoshenko shtrohet në spital
Moskë, 9 maj - Dënimi i Sergei Udalcovit dhe Aleksei Navalnit vjen disa ditë pas përpjekjes së aktivistëve opozitarë që të zhvillojnë një protestë për të cilën nuk kishin kërkuar leje.
Dy nga liderët e opozitës ruse janë dënuar me nga 15 ditë burg.
Protesta ishte në shenjë kundërshtimi ndaj inaugurimit të Vladimr Putinit si president.
Udalcov dhe Navalni qenë arrestuar të dielën, kur pjesëmarrësit e një proteste me leje, u përpoqën që të ndryshojnë rrugën dhe të shkonin në drejtim të Kremlinit.
Ata u liruan pas disa orësh, por u burgosën sërish të martën, në një protestë tjetër pa leje.
Navalni u lirua në mëngjesin e së mërkurës, për tu arrestuar gjatë ditës në një tubim tjetër të opozitës.









