• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Rikthehet lufta mes “dy Sudanëve”

Publikuar: 27.03.2012 - 09:43

Khartum, 27 mars - Rikthehen luftimet në kufirin mes Sudanit dhe Sudanit të Jugut, luftime që burimet zyrtare nga të dyja vendet, raportojnë se janë më të ashprat që nga shpallja e pavarësisë së Sudanit të Jugut.

Sudani i Jugut shpalli pavarësinë nga pjesa tjetër e Sudanit në korrik të vitit të kaluar pas një lufte civile të gjatë e të përgjakshme. Pavarësia u arrit pas një marrëveshje me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve mes luftëtarëve të atij që quhet sot shteti i Sudanit të Jugut dhe pjesës tjetër të Sudanit.

Në rajon pushuan luftimet e u vendos paqja. Por tetë muaj më vonë, dy vendet kanë disa çështje ende të pazgjidhura mes tyre, ku më e rëndësishmja është vija kufitare në një zonë të pasur me naftë.

Luftimet kanë nisur në këtë rajon, ku të dyja palët pretendojnë sovranitetin. Sudani i Jugut njoftoi se forcat ajrore të Sudanit bombarduan zonën, ndërsa trupat e tij përparuan duke marrë nën kontroll fushën naftëmbajtëse të Heglig-it.

Diplomatët ndërkombëtarë në të dyja vendet apeluan për vetëpërmbajtje, pushimin e menjëhershëm të luftimeve dhe rikthimit në tavolinën e bisedimeve.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 15°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 23°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu