Ushtarakët gjetën një krater në vendin e rënies së meteorit

Artikujt tjerė
- Muzika e grupit Metallica, mjet torture në Irak
- Turqia i përgjigjet me sulm Sirisë
- Ushtarakët gjetën një krater në vendin e rënies së meteorit
- Forcat indiane vrasin një ushtar pakistanez në Kashmir
- Anijet kineze hynë në territorin e diskutueshëm me Japoninë
- Republikanët bllokojnë emërimin e Hagel-it sekretar të Mbrojtjes
- Bob Kennedy arrestohet në Shtëpinë e Bardhë
- Francë: Suspendohet kompania që ka shitur mish kali
- Kerry zhvillon takimet e para si sekretar shteti
- SHBA kërkon lirimin e opozitarëve iranianë
Çebarkul, 15 shkurt - Ushtarakët rusë gjetën një krater me diametër rreth 6 metra në vendin ku mendohet të ketë rënë meteori - në afërsi të liqenit Çebarkul, bën me dije një përfaqësues i Qarkut Qendror Ushtarak. Sfondi i rrezatimi në vendin e rënies së meteorit është brenda normave të lejuara.
Meteori i rënë në rajonin e Çeljabinskut peshonte disa dhjetëra ton, njoftoi bashkëpunëtori i vjetër shkencor i Observatorit rus Pulkovo, Sergei Smirnov.
"Ky është një bolid shumë i ndritshëm që duket fare qartë në qiellin e mëngjesit, një objekt mjaft i madh me masë, ndoshta, disa dhjetëra ton" - tha Sergei Smirnov.
"Gjatë depërtimin në shtresat e dendura të atmosferës së Tokës një trup i tillë qiellor fillon të shkatërrohet, duke u ndarë në fragmente. Shpejtësia e tij matet me kilometra në sekondë", - shtoi Sergei Smirnov.
Ai vuri në dukje se studimi i fragmenteve të meteorit do t'i ndihmojë shkencëtarët të marrin përgjigje për shumë pyetje.
Shiu i meteorëve që ra mbi Çeljabinsk, sipas të gjitha gjasave, nuk ka të bëjë me asteroidin, i cili pritet të fluturojë afër Tokës të premten në orët e vona, mendon astronomi i Birkbeck University, Ian Crawford.
"Natyrisht unë nuk mund të mos bëja paralelizma mes këtyre dy fenomeneve. Duhet të kemi parasysh se asteroidi DA14 i është afruar Tokës nga jugu. Shiu i meteorëve goditi Rusinë, e cila shtrihet në hemisferën veriore. Prandaj, mua më duket shumë pak i besueshëm fakti se këto fenomene janë të lidhura disi me njëri-tjetrin ", - tha ai.
Siç është njoftuar në orët e vona të së premtes asteroidi 2012 DA14 do të fluturojë 27.000 km nga Toka.
Meteori ra në qarkun e Çeljabinskut në mëngjesin e 15 shkurtit. Gjatë rënies së meteorit ndodhi një shpërthim, si pasojë e të cilit në rreth 300 ndërtesa në 6 qytete të qarkut u thyen xhamat e dritareve dhe u shkatërruan pjesë të konstruktit të godinave. Më shumë se 725 persona u lënduan: kryesisht çarje me cifla xhami dhe trauma në trup.








