Francezët marrin bastionin e fundit rebel në Mali

Artikujt tjerė
- Koreja e Jugut lanson me sukses me raketën në hapësirë
- Një amerikan i armatosur sulmon me armë tre të mitur
- Siria akuzon Izraelin për sulm ajror
- Cameron në Algjeri
- Tërmet i fuqishëm në Kili
- Të shtëna në Phoenix, gjashtë të plagosur
- Eksperimentojnë të bëjnë bombë në shkollë, plagosen 13 veta
- Piroteknika e lirë, fajtore për 235 viktima në Brazil
- Rusia me 8.5 milionë përdorues droge
- Përkeqësohen marrëdhëniet Rusi-SHBA
Kidala, 30 janar - Trupat franceze kanë marrë kontrollin e qytetit Kidal, i cili ka qenë bastioni i fundit i rebelëve islamikë në veri të Malit.
Ushtria franceze ka thënë se trupat e saj kanë siguruar aeroportin dhe kanë hyrë në qytet, pa hasur në rezistencë.
Rebelët islamikë kanë pushtuar shumicën e pjesës veriore të Malit në muajin prill, duke pasuar grusht-shtetin në kryeqytetin Bamako.
Franca ish-fuqi koloniale e vendit afrikan ka nisur ofensivën ushtarake pak javë më parë, për të ndaluar islamistët nga avancimi në jug.
Trupat franceze kanë rikthyer së fundmi kontrollin e dy qyteteve kryesore në veri, Gao dhe Timbuktu.









qadra30.01.2013/13:44
Kush e din qfar tipi te bobave kan leshuare avionet luftarak francez kur dihet se militantet ishin ne numer te madh dhe te armatosur rend .U zhduken pa gjurme .