Ban kërkon ndalimin e luftës në Siri

Artikujt tjerė
- Ban kërkon ndalimin e luftës në Siri
- Tensionohen më shumë marrëdhëniet SHBA-Rusi
- Shinzo Abe sugjeron samit me Kinën
- Seuli dërgon satelit në hapësirë
- Rusia me plane energjetike në Venezuelë
- Obama: Koha për reforma në imigracion
- Kolumbia me plan për legalizimin e ekstazisë
- Horror i paprecedent në Siri
- Francezët zbarkojnë në qytetin e rebelëve
- Komiteti i Senatit e konfirmon John Kerryn
New York, 30 janar - Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për më shumë ndihma humanitare në Sirinë e përfshirë nga lufta.
Apeli është bërë para përfaqësuesve të më shumë se 60 vendeve të botës, të tubuar për një konferencë donatorësh në Kuvajt.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, u ka bërë thirrje të dyja palëve në konflikt, e veçanërisht Qeverisë së Sirisë, që të ndalojnë luftimet për hir të humanizmit.
Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara kërkojnë deri në 1.5 miliard dollarë për të ndihmuar sirianët në luftë dhe 700,000 refugjatët në vendet fqinje.
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë premtuar një total prej 400 milionë dollarësh.
Rusia dhe Irani, aleatë të presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, janë po ashtu duke ndjekur konferencën në Kuvajt.






