Tensionohen më shumë marrëdhëniet SHBA-Rusi

Artikujt tjerė
- Tensionohen më shumë marrëdhëniet SHBA-Rusi
- Shinzo Abe sugjeron samit me Kinën
- Seuli dërgon satelit në hapësirë
- Rusia me plane energjetike në Venezuelë
- Obama: Koha për reforma në imigracion
- Kolumbia me plan për legalizimin e ekstazisë
- Horror i paprecedent në Siri
- Francezët zbarkojnë në qytetin e rebelëve
- Komiteti i Senatit e konfirmon John Kerryn
- Pekini sërish u mbulua nga një mjegull helmuese
Moskë, 30 janar - Rusia ka braktisur një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara për bashkëpunim në zbatimin e ligjit dhe kontrollin e drogës.
Qeveria ruse, në ueb-faqen e saj, ka njoftuar se marrëveshja nuk përkon me realitetin aktual.
Sipas marrëveshjes së arritur më 2002, Shtetet e Bashkuara kanë siguruar asistencë financiare për të ndihmuar Rusinë që të luftojë trafikimin me drogë dhe krimet e tjera, përfshirë: trafikimin me qenie njerëzore, krimet në internet, shpëlarjen e parave, korrupsionin dhe terrorizmin, transmeton REL.
Ministria e Jashtme ruse është urdhëruar që të njoftojë autoritetet amerikane për vendimin.
Anulimi i marrëveshjes ndodh në mesin e tensioneve në rritje midis SHBA-së dhe Rusisë, për shkak të sanksioneve që Uashingtoni ka vendosur ndaj zyrtarëve rusë që dyshohen për shkelje të të drejtave të njeriut, si dhe ndalesës që u ka vënë Moska shtetasve amerikanë për të birësuar fëmijë rusë.









