Rabini dënohet me 103 vjet burg për abuzim seksual

Artikujt tjerė
- Rabini dënohet me 103 vjet burg për abuzim seksual
- Opozitari pakistanez vritet bashkë me babanë
- Lavrov: Kërkesat për përmbysjen e Assadit të dëmshme
- Ofendoi mbretin, 10 vjet burg kryeredaktorit
- I ftohti polar në Rusi shkakton 207 të vdekur
- Cameron premton referendum për qëndrimin në BE
- Zv.kryeministri i Japonisë: Të moshuarit të lihen të vdesin sa më shpejt
- Të shtëna në universitetin e Teksasit
- Netanjahu kthehet, por me mandat më të dobët
- Gjenerali Allen nuk ka dërguar e mail e të papërshtatshëm
Nju-Jork, 23 janar - Një rabin hebre është dënuar me 103 vjet burg, pasi u shpall fajtor për abuzim seksual me një paciente në Bruklin.
Gjykata e lartë në Nju-Jork vendosi që rabini 54 vjeçar ishte fajtor dhe për akuza të tjera që kishin të bënim me ngacmime seksuale ndaj fëmijëve. Maksimumi i dënimit parashikonte 117 vjet burg. Procesi gjyqësor është përqendruar në hetimet që kanë zgjatur tre vjet, transmeton abcnews njoftimet. Në vitin 2007 familja e viktimës kishte punësuar rabinin, edhe pse ai nuk kishte një licencë mjekësore për të kuruar vajzën e tyre 12 vjeçare. Prokuroria ka vërtetuar se Ueberman ka akuzuar me vajzën gjatë këtyre viteve.
"Vendimi i saj për të denoncuar rastin ishte shumë i vështirë, por e mbështetëm të gjithë, e sidomos rabinët e tjerë në komunitetin tonë.
Por ka pasur dhe një pjesë të komunitetit që ka dalë në mbrojtje të Ueberman, madje duke hapur një fond për të paguar avokatin e tij. Procesi është shënuar nga shumë incidente, kërcënime ndaj dëshmitarëve, por edhe publikimit të fotografisë së viktimës në Tuiter.
"Ne ende marrim kërcënime. Por kjo nuk do të ndryshojë asgjë. Jemi këtu për të mbrojtur të ardhmen e fëmijëve tanë.
Në Bruklin jeton dhe komuniteti më I madh I hebrenjve ultra ortodoksë, më shumë se 250 mijë.










