• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

SHBA-ja kërkon sqarime nga qeveria algjeriane

Publikuar: 17.01.2013 - 22:00

Washington, 17 janar - Shtetet e Bashkuara thanë se janë të shqetësuara në lidhje me raportet për vrasjet e ndodhura gjatë një operacioni të forcave algjeriane për të liruar pengjet e rrëmbyera nga militantët islamikë në një uzinë gazi në lindje të Algjerisë.

Zëdhënësi Jay Carney tha se Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar sqarime qeverisë algjeriane.

Një zëdhënës i kryeministrit britanik, David Cameron tha se Britanisë nuk i është dhënë ndonjë njoftim paraprak për operacionin algjerian.

Presidenti francez Francois Hollande tha se kriza e pengjeve në Algjeri tregon se ndërhyrja e Francës në shtetin fqinj me Algjerinë, Mali, ishte e justifikuar.

Militantët kanë uzurpuar uzinën dhe kanë rrëmbyer dhjetëra pengje të huaja dhe algjeriane.

Ata kërkuan që Franca të ndalë operacionin kundër militantëve në Mali.

Militantët njoftuan se 34 pengje dhe 14 rrëmbyes u vranë në sulmin ushtarak të së enjtes.

Mediat algjeriane raportojnë se disa nga të huajt janë shpëtuar.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 32°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 32°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 35°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell