New Yorku miraton ligjin kundër armëve

Artikujt tjerė
- New Yorku miraton ligjin kundër armëve
- Shpërthim e të shtëna në Kabul
- Asadi ka ikur dhe jeton në anije?
- Rrëzohet helikopteri në Londër
- SHBA: Dy të plagosur nga të shtënat në një kolegj
- Vritet një ushtar pakistanez në Kashmir
- Zbulohen hamburgerë me mish kali në supermarkete
- Kompanitë japoneze ulin në tokë avionët Dreamliner të Boeing-ut
- Obama gati të zbulojë propozimet për armët
- Çifti gjerman akuzohet se spiunoi për Rusinë
New York, 16 janar - Shteti i New Yorkut ka miratuar, siç mendojnë ithtarët, Ligjin më të ashpër deri tash për posedimin e armëve dhe me këtë u bë shteti i parë amerikan që miratoi kufizimet e reja në këtë zonë, një muaj pas masakrës në shkollën fillore në Newtown, trasnemton KTV. Deputetët e Dhomës së Ulët të Asamblesë shtetërore kanë votuar masat e reja me 104 vota për dhe 43 kundër. Draft-ligji është nënshkruar shumë shpejt nga guvernatori i shtetit, Andrew Cuomo. Në ligj të ri përfshihet edhe ndalesa e tërësishme e shitjes së pushkëve automatike të stilit ushtarak, dhe njerëzve të sëmurë mendërisht u ndalohet qasja ndaj armëve. Ligji i ri për armët në shtetin e New Yorkut u soll direkt shkaku i masakrës së 14 dhjetorit kur në një shkollë fillore, një person vrau 20 nxënës dhe 6 persona të rritur. Kjo masakër shkaktoi debat kombëtar për nevojën që të futen kufizimet lidhur me rregullat liberale për shitjen e armëve në SHBA. Sipas hulumtimit të fundit të Gallup dhe USA Today, numri i amerikanëve të pakënaqur me ligjet që rregullojnë posedimin e armëve është në rritje.








