Gjykata pakistaneze urdhëron arrestimin e kryeministrit

Artikujt tjerė
- Gjykata pakistaneze urdhëron arrestimin e kryeministrit
- Më shumë ushtarë amerikanë të vetëvrarë, se të vrarë në luftime
- Kina përdor kampet e punës së detyruar për riedukim
- Obama flet për ligjin për armë dhe borxhin federal
- Pastruesja vjedh trenin dhe bën ndeshje me të
- Arrin në 750 numri i trupave franceze në Mali
- Ish-ministrit austriak 4 vjet burg për korrupsion
- Aksident hekurudhor në Egjipt - 19 të vdekur
- Raketat kineze trembin SHBA
- Mbi 50 shtete kërkojnë hetime për krimet në Siri
Islamabad, 15 janar - Gjykata Supreme në Pakistan ka urdhëruar arrestimin e kryemisitrit, Raja Pervez Ashraf, në lidhje me një rast të korrupsionit për projektet energjetike.
Gjykata u ka dhënë autoriteteve 24 orë që ta arrestojnë zotin Ashraf dhe 15 persona të tjerë.
Para se të bëhej kryeministër, Ashraf ishte ministër për ujë dhe energji.
Ai i kishte hedhur poshtë akuzat se kishte marrë mito, në kohën kur i kishte miratuar projektet për prodhimin e energjisë në vitin 2010.
Këshilltari i kryeministrit, Fawad Chaudhry, e ka dënuar urdhrin e gjykatës, duke e cilësuar atë si jokushtetues, transmeton REL.
Ky zhvillim po ndodhë në periudhën kur kleriku islamik, Muhammad Tahir-ul-Qadri, ka kërkuar dorëheqjen e qeverisë në protestat, në të cilat kanë marrë dhjetëra mijëra njerëz, që janë zhvilluar para parlamentit në kryeqytetin Islamabad.
Në televizion janë parë pamjet ku protestuesit e përshëndetën lajmin për urdhrin për arrestimin e kryeministrit.








