• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 205 *** 22:20    Anima *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Më shumë ushtarë amerikanë të vetëvrarë, se të vrarë në luftime

Publikuar: 15.01.2013 - 11:46

Uashington, 15 janar - Pentagoni thotë se 349 ushtarakë amerikanë, burra e gra, vranë veten vitin e kaluar - shifër më e lartë se numri i trupave të vrarë në luftime, transmeton “Zëri i Amerikës” njoftimin.

Numri është rritur nga 301 vetëvrasje në vitin 2011. Disa ekspertë parashikojnë se numri do të jetë edhe më e lartë këtë vit.

Sekretari i Mbrojtjes Leon Paneta i ka cilësuar epidemike vetëvrasjet në forcat e armatosura, dhe një prirje që Penatagoni duket se nuk është në gjendje t’a kontrollojë apo kuptojë plotësisht.

Udhëheqësit ushtarakë e kanë bërë çështjen e vetëvrasjeve dhe parandalimin e tyre ndër përparësitë kryesore. Ekspertët ia hedhin një pjesë të fajit stresit dhe alkoolit. Ata gjithashtu thonë se shumë ushtarë, marinarë e marinsa përballen me të ardhmen e pasigurt pas përfundimit të luftës në Irak dhe tërheqjes nga Afganistani që pritet vitin e ardhshëm.

Komente (1)

Katundari15.01.2013/13:30


Zoti eshte i madh.Nuk luhet me librat e Zotit.Ai te denon ngadale,por sigurt!!!

1000  Karaktere
Prishtinė 21°CI kthjellėt
Tiranė 21°CI kthjellėt
Shkup 24°CI kthjellėt
Prishtinė31°C
Tiranė33°CMe diell
Shkup34°CMe diell