• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Venezuelë: Shtyhet afati i betimit të presidentit

Publikuar: 06.01.2013 - 11:31

Caracas, 6 janar - Në Venezuelë, nënpresidenti Nicolas Maduro tha se Hugo Chavez nuk do të jetë në gjendje të bëjë betimin si president javën e ardhshme para Asamblesë Kombëtare, por ai mund ta bëjë këtë më vonë para Gjykatës së Lartë.

Kjo deklaratë mund të shkaktojë fërkime mes qeverisë dhe opozitës lidhur me legjitimitetin e shtyrjes së ditës së inaugurimit, që sipas kushtetutës venezueliane, duhet të ndodhë ditën e enjte, më datë 10 janar.

Udhëheqësit e opozitës thonë se pamundësia e presidentit për të qenë pranishëm ditën e inaugurimit të tij do të thotë që ai duhet të largohet nga posti dhe kanë kërkuar informacione lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. Presidenti Chavez ndodhet për kurim në Kubë, pas një operacioni të ri për kancerin dhe ai nuk është parë në pulbik që nga data 11 dhjetor, transmeton VoA.

Sipas kushtetutës së Venezuelës, presidenti i ri e bën betimin më 10 janar, por në se ai nuk është i aftë, mund ta bëjë këtë para Gjykatës së Lartë, por pa caktuar një datë.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 24°CI kthjellėt
Tiranė 24°CI kthjellėt
Shkup 26°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell