• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Tre të vrarë në Zvicër

Publikuar: 03.01.2013 - 08:58

Gjenevë, 3 janar - Një person i armatosur ka hapur zjarr në një fshat të Zvicrës duke vrarë tre persona dhe duke plagosur dy të tjerë.

Sipas BBC, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Daillon, 100 kilometra në lindje të Gjenevës. Mësohet se personi që ka shkaktuar tragjedinë ka qenë i pirë.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe i dyshuari është arrestuar pasi u plagos nga agjentët e policisë.

Policia nuk e ka bërë të ditur emrin e burrit të arrestuar, por sipas dëshmitarëve bëhet fjalë për një 30-vjeçar i cili është banor i zonës. Ai kishte në zotërim një pushkë me të cilën kreu krimin, motivet e të cilit ende nuk dihen.

Sulme të tilla me armë janë shumë të rralla në Zvicër, por qitja është një sport popullor në këtë vend dhe shumica e popullsisë janë në zotërim të një arme.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 19°CI kthjellėt
Tiranė 19°CI kthjellėt
Shkup 22°CI kthjellėt
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell