• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

SHBA të zhgënjyer thellë me Izraelin

Publikuar: 19.12.2012 - 11:48

Washington, 19 dhjetor - Departamenti amerikan i shtetit thotë se është “thellësisht i zhgënjyer” me aleatin amerikan, Izraelin, për vazhdimin e shpalljes së ndërtimit të mijëra venbanimeve të reja për izraelitët në tokën, të cilën palestinezët e pretendojnë për shtetin e ardhshëm. 

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Victoria Nuland, i ka akuzuar liderët izraelitë për angazhim në “aksion provokativ”, që e vë në pikëpyetje përkushtimin e tyre për paqe.

Kjo deklaratë u bë në periudhën kur raportohet se shtetet evropiane në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Franca, Britania, Gjermania, Portugalia, dhe anëtarë të tjerë, po përgatisin deklarata të reja për dënimin e planeve të Izraelit për ndërtimin e vendbanimeve.

Prej se Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, në muajin nëntor, votoi për përmirësim të statusit të palestinezëve në OKB, në “shtet vëzhgues joanëtar”, Izraeli i ka shpallur planet për ndërtimin e mijëra njësive banesore në Bregun Perëndimor dhe në Jerusalemin Lindor.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 16°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 16°CKryesisht me vranėsira
Shkup 18°CShi i lehtė
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu