• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 18:00 Talk *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:35 Sporti në KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:00 Automan *** 22:05 Dokumentar: Biografi - Roman Polanski *** 22:50 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Masakra në SHBA “për një fjalë goje”

Publikuar: 15.12.2012 - 22:29

Newtown, 15 dhjetor - Debati me katër anëtare të stafit të mësuesve të shkollës Sandy Hook, tre prej të cilave tashmë janë të vdekura, duke se ka qenë shkaku i çmendurisë ekstreme të 20-vjeçarit Adam Lanza, i riu që i mori jetën 27 personave, përfshirë këtu 20 fëmijë 5 deri në 10 vjeç dhe të ëmës së tij.

Autoritetet amerikane vijojnë të hetojnë për të kuptuar se ç’e shtyu autorin drejt masakrës. Burime nga grupet hetimore citohen nga mediat amerikane, se një ditë para masakrës, 20-vjeçari ishte paraqitur në ambientet e shkollës për fëmijë, transmeton TCH.

Aty ka nisur një zënkë me katër pjesëtare të stafit pedagogjik të institucionit, mes të cilave edhe drejtoresha e shkollës, psikologia dhe një mësuese tjetër, që të tria të vdekura, ndërsa mësuesja e katërt e përfshirë në zënkën me 20-vjeçarin nuk ndodhej në ambientet e shkollës në minutat e masakrës.

Mediat amerikane e identifikojnë si Lauren Rousseau, 30- vjeç. Autoritetet kanë marrë në pyetje atë dhe pritet që dëshmia e saj të zbardhë masakrën, e për më tepër atë që ka ndodhur një ditë më parë mes katër mesuesve dhe autorit të vrasjeve.



***



Tragjedia ka rindezur debatin në Shtetet e Bashkuara mbi ligjin për posedimin e armëve të zjarrit. SHBA njihet si vendi i industrializuar ku lehtësitë për marrjen e një arme janë të papërfillshme, kjo nën një nen tradicional të Kushtetutës që e cilëson këtë të drejtë si e drejtë e personit.

Mediat në SHBA sjellin shembuj dhe shifra tronditëse të jetëve të marra nga armët e zjarrit, pikërisht për shkak të këtyre lehtësive. CNN thotë se mbi 9 mijë amerikanë kanë humbur jetën në vitin 2011 nga armët e zjarrit në Shtetet e Bashkuara, një shifër kjo shumë herë më e lartë po të krahasohet me vendet europiane ku ligjet për armë-mbajtjen janë të ashpra.

Si për rastësi, një sulm i ngjashëm ndaj një institucioni arsimor ndodhi edhe në Kinë, ku një person i armatosur me thikë sulmoi fëmijët e një shkollë. Mbi 20 ishin viktimat e sulmit, thotë CNN, por vetëm dy prej tyre po luftojnë për jetën, ndërsa të tjerët kanë marrë plagë të lehta.

E ndërsa përparësia tani është shërimi i zemrave të lënduara, sic do të deklaronte presidenti Obama, në ditët, javët, muajt apo ndoshta edhe vitet në vazhdim, SHBA do të ziejë nga debatet për ligjin e armëve.

Komente (3)

aaaa16.12.2012/21:47

te lumt besim

besim baba16.12.2012/03:43

pse nuk e quani terorist kete sa njerez duhet ... r per tu quajtur terorist?
e shqiptari musliman qe then nje kukull homoseksualesh e quani ekstremist,turp tju vjen shpirtra te shitur

drenica15.12.2012/23:12

njeriu e ka veshtir te gjej fjalet ngushllues per familjaret e viktimave...ne keto momente te renda per ata.Personalisht te gjithe familjarve dhe kombit amerika ngushllime per tragjedin njerzore...

1000  Karaktere
Prishtinė 26°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 26°CI kthjellėt
Shkup 31°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe vranėsira tė pjesshme