Dhjetëra të arrestuar në Moskë e Shën Petersburg

Artikujt tjerė
- Dhjetëra të arrestuar në Moskë e Shën Petersburg
- Clinton pëson tronditje
- Të shtëna tragjike edhe në Nevada e Alabama
- Mandela operohet nga guri në tëmth
- Franca tërheq trupat e fundit luftarake nga Afganistani
- SHBA-ja në pikëllim, policia kërkon përgjigje
- Liderë botërorë ngushëllojnë SHBA-në
- Arrestohen disa liderë të opozitës ruse
- Gratë, më të goditura nga kriza financiare
- Pakistani dhe India - hapa drejt paqes
Moskë, 15 dhjetor - Policia në Moskë ka arrestuar dhjetëra protestues dhe disa liderë të opozitës, për të penguar tubimet masive jashtë selisë së Shërbimit Federal të Sigurisë.
Bëhet e ditur se 40 persona janë arrestuar në kryeqytet, ndërsa 26 në Shën Petersburg.
Liderët e opozitës, Sergei Udaltsov, Aleksei Navalny, Ilya Yashin dhe Ksenia Sobchak, kanë qenë në mesin e të arrestuarve. Ata më pas janë liruar pa ndonjë akuzë, transmeton REL.
Protestuesit, të mbledhur në temperatura të acarta, janë kapur sepse kanë mbajtur shirita të bardhë, kanë bartur shenja politikë ose kanë brohoritur slogane kundër presidentit Vladimir Putin.
Protestat janë thirrur për të shënuar përvjetorin e parë të demonstratave masive, të cilat janë mbajtur pas zgjedhjeve të dhjetorit 2011 të fituara nga partia e Putinit Rusia e Bashkuar.
Këto zgjedhje janë kritikuar në masë të madhe nga vëzhguesit ndërkombëtarë dhe janë cilësuar si jodemokratike.








