Lieberman jep dorëheqje nga posti i kryediplomatit izraelit

Artikujt tjerė
- Bilanc tmerrues i sulmit mbi një shkollë në SHBA, 27 të vrarë
- Vritet sulmuesi i një shkolle fillore
- Lieberman jep dorëheqje nga posti i kryediplomatit izraelit
- Traktati i ri i ITU-së i hap rrugë kontrollit të internetit?
- Një kinez ther 22 nxënës
- Rasti Politkovskaya: Ish-polici dënohet me 11 vjet burgim
- Parlamenti gjerman kërkon ndalimin e partisë së djathtë
- Shpresë për kryengritësit sirianë
- Hollande përqesh Berlusconin
- Pak progres ndërmjet ANEB-it e Iranit
Jerusalem, 14 dhjetor - Ministri i Jashtëm izraelit, Avigdor Lieberman ka dhënë dorëheqjen pasi u akuzua për shkelje të besimit. Në një deklaratë të dërguar me e-mail, Lieberman ka shkruar: Edhe pse e di se nuk kam kryer asnjë krim, kam vendosur të jap dorëheqje nga posti im si ministër i Jashtëm dhe zëvendëskryeministër.
Të mërkurën, prokurori i përgjithshëm i Izraelit e akuzoi Liebermanin për shkelje të besimit, por e pastroi atë nga akuzat për mashtrim dhe spastrim të parave në një hetim 12-vjeçar.
Si transmeton rel, aktakuza për shkeljen e besimit ka të bëjë me dyshimet se Lieberman kishte marrë dokumente të klasifikuara (sekrete) të Ministrisë së Drejtësisë në lidhje me hetimet kundër tij nga një ish i dërguar i Izraelit në Bjellorusi.







