OKB dënon rebelët kongolezë në qytetin Goma

Artikujt tjerė
- OKB dënon rebelët kongolezë në qytetin Goma
- Australi, kampe përqendrimi për azilantët
- Vazhdojnë sulmet izraelite në Gazë, vriten tre gazetarë palestinezë
- Artistët paguajnë për panon e Havelit
- Gjatë përleshjeve në Egjipt, 60 të lënduar
- Kisha e Anglisë voton kundër peshkopeve femra
- Vrasësja, shitëse e akulloreve, betonoi dy burrat e saj
- Afganistani ekzekuton me vdekje tetë të burgosur
- Arrestohet polaku i dyshuar për komplot ndaj udhëheqjes së vendit
- Skandali i përgjimeve të News Of The World
New York, Rezoluta, e miratuar unanimisht, erdhi vetëm pak orë pasi rebelët morën qytetin lindor të Goma-s. Rebelët hasën shumë pak rezistencë nga ushtria apo paqeruajtësit e Kombeve të Bashkuara.
Në rezolutën e tij, Këshilli i Sigurimit kërkoi ti jepet fund mbështetjes së huaj ndaj rebelëve të M23, si dhe u shpreh gatishmëria për të marrë masat e caktuara.
Pasi luftëtarët e M23 hynë në Goma, krerët e Republikës Demokratike të Kongos dhe Ruandas, Joseph Kabila dhe Paul Kagame, udhëtuan për në Uganda për bisedime, pavarësisht deklaratave se Ruanda po mbështeste rebelët.
Kabila nxiti popullin tu rezistojë rebelëve, të cilët shkaktuan një tjetër rebelim 7 muaj më parë.
Megjithatë, nuk pati aspak rezistencë nga afro 1500 paqeruajtës të OKB-së në qytet, i cili gjendet vetëm 2 orë larg me makinë nga kryeqyteti i Ruandas, Kigali.
Një zëdhënës i OKB-së tha se paqeruajtësit nuk kishin sulmuar rebelët, që kishin hyrë në qytet, për të shmangur një betejë të përgjakshme, duke vënë në rrezik edhe jetët e civilëve.
Në rezolutën e propozuar nga Franca, anëtarë të Këshillit të Sigurisë dënuan ashpër marrjen e Goma-s nga rebelët dhe i kërkuan Sekretarit të Përgjithshëm, Ban Ki-moon, të rishohë raportimet se mbështetja e jashtme i ka rritur së tepërmi aftësitë ushtarake të rebelëve.
Ata ndërmorrën gjithashtu sanksione për krerët e grupit të rebelëve M23, teksa po planifikojnë të vënë nën shënjestër më shumë figura qendrore të këtij grupimi, sipas korrespondentit të BBC-së.
Goma është qyteti kryesor me pasuri nëntokësore në lindje të Republikës Demokratike të Kongos, si dhe kryeqendra e eksportit të mineraleve përtej këtij shteti.






