SHBA po pret stuhinë më të rëndë në brigjet lindore

Artikujt tjerė
- Sandy në SHBA: Viktima, përmbytje, ndërprerje e energjisë...
- Sandy godet brigjet e SHBA
- Intensifikohet stuhia Sandy, më e rënda në brigjet lindore
- Një grup i Al Qaedas merr përgjegjësinë për sulmet në Irak
- Në Taiwan arrestohen spiunët kinezë
- Çekia arreston një ruse, dyshohet se ka përvetësuar 5 miliard dollarë
- Në Mauricius vriten me qindra majmunë
- Timoshenko në grevë urie, proteston për falsifikimin e zgjedhjeve
- Kryeministri kinez i përgjigjet The New York Times
- Partia e Janukoviqit në Ukrainë në epërsi
New York, 29 tetor - Pjesa lindore e Shteteve të Bashkuara po përgatitet për atë që meteorologët e parashikojnë të jetë stuhia më e rëndë që godet këtë pjesë të vendit, raporton Zëri i Amerikës.
Uragani Sandy po i afrohet bregdetit të Atlantikut dhe pritet të bashkohet me dy sisteme moti nga veriu për të formuar një super-stuhi hibride me gjerësi 1200 kilometra, që do të prekë rreth 60 milionë banorë.
Presidenti Barak Obama, i cili u informua nga Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave dje, u bëri thirrje banorëve të zonave të rrezikuara që ta marrin shumë seriozisht stuhinë dhe tu binden urdhërave të autoriteteve shtetërore dhe lokale.
Erërat e kësaj stuhie qysh tani kanë shpejtësi prej 120 kilometrash në orë dhe po zgjerohet me erëra të forta që arrijnë deri 165 kilometra nga qendra e saj.
Shtetet e New-Yorkut, Pesilavanisë, Marylandit, Virgjinisë, Karolinës së Veriut dhe kryeqytetit Washignton, kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshem. Autoritet në shtetin Delaware kanë urdhëruar evakuimin e detyrueshem nga disa pjesë të këtij shteti bregdetar.
New Yorku ka urdhëruar mbylljen e shkollave sot dhe bursa e qytetet është po ashtu e mbyllur. Një pjesë e madhe e transprotit urban është jashtë funksionimit.
As kombet e Bashkuara sot nuk do të punojnë po për shkak të kohës së keqe.


HEROI29.10.2012/14:05
ALLAHU JU NDIHMOFT E ALLAHU JU BEKOFT INSHALLA KALON KJO STUHIO PA NDONJE PROBLEM POR MIR ESHT PER GJDO STUHI TE PARAPREGADITESH, RRNOFT PER JET AMERICA DHE CANADA.










gentijana dushkolli29.10.2012/18:46
OO zotii yn ishalla Ju Ndimon Prej Ksajj Stuhijeeee Epshtoni pa ndonnjee problemmmm Allahu esht i madh aj do tju ndimojjjj3 Allahuu Ju Bekoftttttttt Allahuuu yn esht nje edhe do te jet 3