Në pranga liderja e ETA-s në Francë

Artikujt tjerė
- Në pranga liderja e ETA-s në Francë
- Vitaly Klitchko bëhet i treti në Ukrainë
- Nëntëmbëdhjetë të vrarë në Nigeri
- Romney kopjon Millosheviqin
- Në sulmet kundër shiitëve, së paku 35 të vrarë
- Zgjedhjet, Klitschko dëshiron të shpëtojë Ukrainën
- Luftimet në Siri prishin marrëveshjen e armëpushimit
- Hillary Clinton niset për në Algjeri dhe Ballkan
- Në Ukrainë sot zgjedhjet parlamentare
- Kanada:Alarm tsunami në ishujt Hauai
Madrid, 28 tetor - Izaskun Lesaka dhe një tjetër i dyshuar si pjesëtar i organizatës baske ETA janë arrestuar nga policia franceze në qytetin Macon, sipas deklaratës së Ministrisë së Brendshme të Spanjës. Në njoftim, Lesaka përshkruhet si një nga tre figurat më të rëndësishme të ETA-s, teksa bëhet e ditur se të dy të dyshuarit ishin të armatosur.
ETA njoftoi dhënien fund të fushatës së saj të armatosur gjatë tetorit 2011, por Spanja ka kërkuar shpërndarjen e saj. Në maj, qeveria spanjolle refuzoi një kërkesë për bisedime me këtë organizatë separatiste dhe terroriste baske, fushata 45-vjeçare për pavarësi e së cilës ka marrë mbi 800 jetë njerëzish.
Grupi konsiderohet si një organizatë terroriste nga Spanja, BE-ja dhe SHBA-ja.





